Ish-prokurori: Dritan Rexhepi tentoi të më asgjësojë

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se ai ka qenë shënjestër e Dritan Rexhepit.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Beci konfirmoi se është parandaluar tentativa për asgjësimin fizik të tij nga Dritan Rexhepi dhe grupi i tij, për shkak të dosjeve që ai kishte në Gjykatën e Vlorës.

Pyetje: Keni qenë shënjestër e Dritan Rexhepit?

Eugen Beci: Ka qenë një shënjestër, është kryer një hetim nga policia e shtetit. Është parandaluar dy herë tentativa që është tentuar nga ai grup karshi meje, tentativë për asgjësim për shkak të dosjeve që unë kisha në hetim dhe gjykim në qytetin e Vlorës. Ky ka pasur disa tentativa vrasje që në prokurorinë dhe gjykatën e Vlorës i kemi gjykuar dhe dënuar. Ka mundur të dalë. Është një personazh që është arratisur nga tre vende. Mesazhe dhe kërcënime personale jo, por pati një tentativë që u parandalua në kohë nga policia.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Të rinjtë në ballë të betejës për fushatën zgjedhore të 11 majit 2025

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e dytë të trajnimit të organizuar në bashkëpunim me Leadership …

Leave a Reply