Deputeti i PD, Edi Paloka reagoi pas deklaratës së Edi Ramës se, “Shqipëria është më e sigurt se Franca”. Palooka shkruan se, unë nuk kam arritur ta kuptoj nëse deklaratat idiote të Ramës kanë lidhje thjesht me deliret e tij apo ka dhe arsye të tjera.
“Rama paska deklaruar që Shqipëria sot ia ka kaluar edhe Francës për siguri!
Po, kjo është e vërtetë, në renditjen botërore Shqipëria sot renditet me të njëjtin koefiçient me Ganën, por mbi Francën.
Unë nuk kam arritur ta kuptoj nëse deklaratat idiote të Ramës kanë lidhje thjesht me deliret e tij apo ka dhe arsye të tjera. E them këtë sepse edhe kjo deklaratë, në këtë moment, është një autogol për Ramën.
Pse?
Le të shohim të vërtetat lidhur me këtë fakt.
Së pari nuk është Shqipëria që është ngritur më lart në renditje për sa i përket sigurisë (përkundrazi ka rënë). Nga ana tjetër Franca, nga koha kur Rama “me thonj të paprerë shiste ikona të vjedhura” ka ndryshuar shumë në aspektin e sigurisë.
Arsyeja?
Arsyeja janë pikërisht ata emigrantet e vajtur me shumicë nga Afrika që kanë “pushtuar” Parisin. Pikërisht ata që Rama për favore personale, dhe interes të pushtetit të tij, ofrohet t’i sjellë në Shqiperi! E kur nuk ia ka dalë Franca, Italia apo Gjermania që të kontrollojë rritjen galopante të krimit në vendet e tyre, imagjinohet lehtë se çfarë do ndodhë te ne!
Megjithatë idioti delirant, gjen kohën edhe të mburret!”, shkruan Paloka.