Ekstradohet nga Franca Behar Bajri, bashkëpuntori i Gjokës në vrasje

Ishte planifikuar që të mbërrinte mbrëmjen e djeshme rreth orës, 22:00, por vetëm mëngjesin e kësaj të enjte ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, Behar Bajri, 43 vjeç, i cili u ekstradua nga Franca. Shkak u bënë arsyet e sigurisë për të mos fluturuar me një avion komercial me pasagjerë civilë, por u soll nga Parisi mëngjesin e sotëm me fluturim me charter.

I kërkuari ndërkombëtar nga SPAK, ishte planifikuar të sillej mbrëmjen e të mërkurës, por për çështje sigurie, për të mos fluturuar me një avion pasagjerësh civil, u shty me disa orë, duke u sjellë nga Parisi në Tiranë me çarter.

Bajri u ndalua në Francë me 4 shtator të këtij viti dhe akuzohet për vrasje me paramendim, sigurim të kushteve dhe mjeteve për vrasje në 3 episode, korrupsion aktiv ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe armëmbajtje pa leje, vepra këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, i cili bashkëpunonte me biznesmenin Pëllumb Gjoka në vrasje.

GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kryer në bashkëpunim”.

About Redaksia

Check Also

Deputetja e PD: Mosbindja civile ka filluar! 7 tetori provë për ne, kërkojmë qeveri teknike!

Deputetja e PD, Ilda Dhori, ka qenë e ftuar në një lidhje direkte në emisionin …