Gjimshiti: Nuk futemi në fushë për barazim me Moldavinë

Përveç trajnerit Sylvinho, në konferencë para sfidës Moldavi-Shqipëri u shfaq edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti. Gjimshiti u shpreh se ekipi duhet të japë maksimumin, për të marrë kështu suksesin që do dërgonte kuqezinjtë në Euro 2024. Edhe pse mjafton një pikë, Gjimshiti tha se synimi është 3 pikët.

“Besoj që brenda ekipit jemi të njëjtë, presioni rritet. Por presioni transformohet në gjë të mirë në fushë dhe në nje ndeshje ku jep gjithçka të ndihmon. Lojtarët e ri duhet të ndihmohen nga ne me eksperiencë. Edhe trajneri bën punën e tij. Jemi shumë afër, por duhet të bëjmë edhe pak për të bërë ëndrrën realitet.”

Vetëm ne i kemi mundur Moldavët, a do të përsëritet?

Do të jetë shumë e vështirë, si ndeshjet e tjera. Do e përballojmë si gjithmonë. Nuk e harrojmë që në Air Albania kishim pak raste deri në atë supergolin e Asanit. Jemi përgatitur shumë mirë për të përballuar fushën dhe të shkojmë në të njëjtin drejtim.

Nesër llogari, apo fitore?

I gjithë ekipi nuk hyn për barazim, edhe nëse është ekip i dobët, nuk futet askush në fushë për barazim. Në natyrë e kemi të marrim 3 pikët në çdo lojë. Nëse nuk do të kishim këtë mentalitet do të kishim mundësi për të gabuar më shumë”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Kualifikimi në Evropian “deh” kuqezinjtë…

Kualifikimi në Evropian “fik” Shqipërinë, me kuqezinjtë që kanë përjetuar një regres të fortë në …