Ministri i prokurorisë ta pyesë Irena Gjokën a është dënuar në mënyrë ekzemplare nga Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ministri i prokurorisë ta pyesë njeriun e saj, Irena Gjokën se a është dënuar në mënyrë ekzemplare nga Sali Berisha. Ai tha se, asnjë procedurë nuk është shkelur, asnjë dokument.
“Për të thënë që unë të kam favorizuar ty apo ndonjë tjetër, së pari a ke dokumente të rregullta apo jo. Se favoret bëhen ose duke shkelur dokumentet, ose duke shkelur procedurën. Mekanizmat kryesorë.
Asnjë procedurë nuk është shkelur. Asnjë dokument. Të gjithë dokumentet janë origjinalë.
Dhe ju lutem mos harroni, pyesni pak atë Irena Gjokën, dhe me këtë rast i bëj një thirrje një akrabasë së saj, që është si punë ministri për prokurorinë, ka qenë apo nuk ka qenë kjo zonjë e ndëshkuar nga Sali Berisha në mënyrë ekzemplare. Pyesni pak, mos ngurroni.
I them edhe atij ministrit të prokurorisë, ndihmoje gjindjen tënde të bëhet një njeri.
Se nëse nuk ka qenë, nuk mundet kurrë të trysnohet një person. Po nëse ka qenë dhe e fsheh, ajo fshihet prapa krimit të saj. Prandaj shtrojeni këtë pyetje.
Pra, sot këto shifra janë që të gjitha, 53.775 vendime. Makineria shtetërore e asaj kohe funksiononte, ndaj dhe unë shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj të gjithë atyre punonjësve që me përkushtim kanë arritur në 6 vite, sepse viti 2013 nuk përfshihet në këtë statistike, të rikthejnë gjithsej 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë. Të rikthejnë më shumë se 90 përqind të të gjitha aplikimeve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shantazhi/ Bardhi: Janë presion për përgjimet që disponoj nga “Sky Ecc”

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi foli mbrëmjen e sotme për mesazhet shantazhuese …