Sekuestrohen në Malin e Zi 18 pako me kokainë, vinte nga Shqipëria

Zyrtarë e Doganave ne Hanin e Hotit dhe Policia e Malit të Zi mëngjesin e sotëm kanë zbuluar 18 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria. Nuk dihet ende se sa është sasia e saktë e drogës së gjetur, dhe pritet të peshohet në vijim.

Në hyrje të Malit të Zi, i kanë thënë burimet gazetarit të Syri TV, mjeti me targa franceze, i drejtuar nga shtetas i Shqipërisë, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.

Sasia e madhe drogës është gjetur në një hapësirë të posaçëm nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të automjetit tip “BMW”.

Shtetasi i Shqipërisë, identiteti i të cilit akoma nuk bëhet me dije, është arrestuar. Paketimet e kokainës janë të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …