Alba KEPI
U zhvillua sot mbledhja e rradhës e Këshillit Bashikak, pas plot 2 muaj që nuk mblidhej.
Pse?
Mbi këtë pyetje si grup opozitar nuk kemi marrë ende përgjigje nga Bashkia.
Mes informacioneve të cunguara, akteve të përcjella me vonesë në shkelje me ligjin, mos transparencës e mos dokumentave e proces verbaleve të mbledhjeve të mëparshme, u aprovuan 18 vendime me forcën e kartonit e të numrave që mazhoranca i përdor me arrogancë.
🔴Iu dha monopol i plotë kompanisë Eco Tirana për pastrimin e gjithë Tiranës, pra dhe të 3 zonave të tjera që deri sot nuk ishin nën aktivitetin e saj.
Kjo kompani është me 51 % në pronësi të Bashkisë së Tiranës e 49 % në pronësi të AGSM Albania.
Këtyre kompanive u është besuar menaxhimi për 25 vite i higjenizimit të Tiranës, menaxhimi e riciklimi i mbetjeve urbane.
Agsm Albania prej 2021 kompani në likujdim, është e huaj me 75% të kuotave në pronësi të AGSM Verona e 25% të Amnia Verona. E Amia Verona nga ana e saj eshte e kontrolluar totalisht nga AGSM Verona.
3 vite më parë përcolla për publikun shqiptar, skandalin se këto kompani u përfshinę në një hetim të Antimafias Italiane.
Operacioni i Antimafias i 2020 , koduar “Isola scaligera” zbuloi se si mafia kalabreze Ndrangheta thirhte fonde punlike, riciklonte para e punonte për mbetjet e Veronës e si për mbetjet urbane Bashkia e Veronës kishte lidhur marrëveshje me Bashkinë e Tiranês e cila nga ana e saj kishte krijuar kompani ku ishte bashkëpronare për të kryer pastrimin, djegjen e riciklimin e plehrave tê Tiranës. 

Mes kompanive Agsm Holding Albania, Eco TIrana, Eco Recycling është kompania “Integrated Energy BV SPV4. Forma ligjore SHPK, data e krijimit 30/08/2017, adresa TIRANE Njesia Administrative Nr.5, Bulevardi Gjergj Fishta, Nr.48 .
Administratore Arjola KODRA e cila më 16/3/2019, zëvendësoo Giuseppe Ciaffaglione. Punësimi i saj me afat deri më 15/3/2024.
Aktiviteti i kësaj kompanie;
“Ndertimi, administrimi, operimi dhe transferimi i impiantit te trajtimit te mbetjeve ne Tirane dhe prodhimi i energjise per autoritetin kontraktues, duke perfshire financimin, ndertimin, venien ne pune, furnizimin, transmetimin, shperndarjen, shitjen dhe eksportin e energjise elektrike ne kete kontrate koncesioni si dhe çdo lloj tjeter aktiviteti tregtar qe lidhet dhe ushtrohet sipas kesaj kontrate, gjithashtu dhe çdo aktivitet tjeter qe kontribuon ne zhvillimin dhe administrimin e projektit.
Antivitete të tjera Tirane Vaqarr SHARRE Fshati Sharre, Zone Kadastrale Nr.3321, Indeks Harte K-34-100. ”
Pra djegësat e Tiranës!
🔴Si grup opozitar demokrat i Këshilltarëve Bashkiakë kërkuam;
– Kontratën e lidhur për themelimin e Eco Tirana e cilat janë investimet kapitale të kryera nga kjo kompani si për palën Bashki Tiranë (51%), ashtu edhe për AGSM (49%)?
🔴Nuk morëm përgjigje!
🔴Nuk morëm përgjigje as se si u përzgjodhën emrat e bordit drejtues të Agjensisë së Industrisë Kreative, as rregulloren e punës së tyre për të mos pasur konflikt interesi me profesionin o kompanitë që menaxhojnë.
🔴Pa përgjigje mbeti dhe kêrkesa se si u përzgjodh e pse u votua Drejtoresha e re e zGalerisë së Arteve.
Pa përgjigje është baraz me heshtje e ku ka heshtje ka dicka që fshihet.