Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama dhe thjeshtra janë të implikuar kokë e këmbë me projektin e Eko Parkut në Porto Romano. Berisha tha se, ne do paraqesim vetëm dokumente zyrtare dhe gjithçka të bazuar në dokumente zyrtare.
“Ne nuk kemi kurrë ndërmend të heqim dorë nga kjo, dhe ju besoj e keni parë se me çfarë intensiteti e kemi trajtuar ne këtë problem në këtë sallë.
E garantoj Edi Ramën se sa kohë të jetë kjo parti, nuk do i ndahet kurrë vjedhjes së shekullit, sepse ai është autori kryesor.
Sot ne këtu rikthejmë para jush njërën nga çështjet flagrante korruptive, kur Rama dhe thjeshtra janë të implikuar kokë e këmbë.
Për dijeninë tuaj, Klodian Zoto dhe thjeshtra, i vjedhin ëndrrën Edi Ramës dhe bëjnë një projekt për Eko Parkun e Porto Romanos, muaj përpara se të zgjohej Rama me sihariqin se në Porto Romano do ndërtojmë një Eko Park.
Për këto dhe të gjithë aferën e turpshme korruptive, ku firma e Ramës nxin në mënyrën më të qartë për çdo shqiptar përveç organizatës kriminale të SKAP-it të partisë, që e ka të ndaluar ta shohë, zoti Eno Bozdo që e ka trajtuar këtë çështje në mënyrë shumë të vendosur dhe të hollësishme, do ju referojë ju tani!
Kjo duhet të jetë sallë gjyqi për Edi Ramën. Se nuk ka SKAP. Se po të kishte organe drejtësie, nuk ka nevojë t’i bëjmë ne.
Në mungesë tyre do bëjmë gjyqin publik. Prokurorin publik, avokatin publik, gjykatësin publik. Jo të shtetit.
Këtë do ta konceptoni në këtë formë. Në mungesë të drejtësisë, se po të ishte drejtësia, nuk është e drejtë që të konsumojmë kohën me këto çështje.
Në mungesë të drejtësisë, në emër të mbrojtjes të interesit publik, kjo sallë do t’i bëjë gjyqin publik Edi Ramës. Ne do paraqesim vetëm dokumente zyrtare dhe gjithçka të bazuar në dokumente zyrtare”, tha Berisha.
Check Also
Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…
Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …