Rama i dërgon video-mesazh Vuçiçit

Në panairin e parë të verës në kuadër të Ballkanit të Hapur, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në krah të Aleksandër Vuçiçit.

Këtë herë, ai nuk shkoi atje personalisht, por dërgoi një video-mesazh përshëndetje. Nuk dihet se përse Rama mungoi në këtë panair, por fakti që dërgoi një mesazh urimi, u mbajt fshehtë nga mediat shqiptare.

Mediat e qeverisë nuk i bënë jehonë këtij lajmi, ndërsa ky ishte një tjetër konfirmim se Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama nuk kanë hequr dorë nga nisma.

Pavarësisht se organizoi një samit të Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama vazhdon të jetë pjesë e nismës kontroverse, e cila është cilësuar edhe si Jugosllavia e re.

Madje Vuçiç këtë herë gjeti rastin të lëshojë kritika ndaj Procesit të Berlinit. Presidenti Vuçiç tha se në Berlin nuk u pëlqen ajo që nuk mund ta menaxhojnë dhe se, përkundër kësaj, atij i pëlqen shumë menaxhimi përmes Ballkanit të Hapur.

“Përmes iniciativës Open Balkan, ne kemi rezultate të dukshme që mund të shihen përmes numrave. Shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë është rritur me 25 për qind. ka kaluar një miliard euro, që është shkëmbimi tregtar më i madh në 18 vitet e fundit midis dy vendeve”, tha presidenti Vuçiç.

Pyetja që ngrihet tani është se përse vazhdon kjo nismë, kur Edi Rama e pati shpallur si të përfunduar misionin e saj?

Mbi të gjitha, përse Rama vazhdon të jetë pjesë e saj?

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mosbindja do të përshkallëzohet! Mos dëgjoni papagajtë e qeverisë që bëjnë opozitën e opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, deklaroi …