Berisha: Edi Rama është e keqja më e madhe pas Enver Hoxhës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama është e keqja më e madhe pas Enver Hoxhës! Ai tha se, Edi Rama nuk mund të pranojë të hetohet për sarajet e tij, 57 metra të gjatë themelet, të cilat ai i ndërtoi kur kishte të deklaruar në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë të reja.

“Nuk pranon të hetohet Edi Rama për sarajet e tij, të cilat janë ndërtuar në një tokë që ai pretendon se e ka blerë me 1.5 dollarë, në një kohë kur toka kushtonte minimumi 20 dollarë në atë zonë.

Por ky është vetëm një aspekt. Aspekti tjetër antiligjor i hapur është se ajo tokë nuk mund të blihej për qëllimet që e ka blerë Edi Rama. Pra, ka shkelur ligjet.

Edi Rama nuk mund të pranojë të hetohet për sarajet e tij, 57 metra të gjatë themelet, të cilat ai i ndërtoi kur kishte të deklaruar në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë të reja.

Edi Rama nuk pranon të hetohet sepse nuk ekziston asnjë burim transparent me se u ndërtuan sarajet. E shoqja deklaroi se është ndërtuar me paratë e ‘Kurbanit’, ndërkohë që për ‘Kurbanin’ nuk ekzistonin fatura tatimore, fatura bankare, fatura ndërtimore.

Më vonë, Edi Rama deklaroi se ka punuar në emigracion. Shumë mirë, po si i solle ato para nga emigracioni? Me cilën bankë i solle? Sa ishin ato para? Cili ishte burimi i tyre?

Je akuzuar se ke shitur ikona të vjedhura. Jo nga unë, por nga Fatos Nano.

Je akuzuar se je burgosur në Francë. Jo nga unë, por nga koleksionisti Gjergji Thimio dhe nuk e ke kundërshtuar kurrë.

A nuk duhet të dinë qytetarët për të gjitha këto?

A nuk duhet të dinë qytetarët se si u ndërtua pallati 5-katësh në sheshin e pallateve nga Linda Rama dhe familja e saj? Për të cilin nuk ekziston asnjë faturë.

Linda Rama deklaron se është ndërtuar me para gjaku. Po pare gjaku do të thotë para krimi. Nuk e di, unë nuk kam asnjë të dhënë që familjarët e saj janë të implikuar në krime.

Po ajo që duan të dinë shqiptarët është se si u ndërtua pallati.

Dhe sapo Zana Xhuka, ish-kryetarja e ILDKP, ndërmori në përputhje me ligjin, procesin e hetimit të këtyre aferave, Edi Rama e shkarkoi nga detyra në mënyrë antikushtetuese.

Ai e shkarkoi Zana Xhukën, por ama OSBE në raportin e saj deklaroi se Edi Rama ka të fshehura në bankat offshore 200 milionë euro. Dhe kjo deklaratë i përket vitit 2014. Ai kurrë nuk e mohoi këtë. Po nëse ne nuk përqendrohemi tek Edi Rama, këtu ligj e Kushtetutë nuk ka më. Edi Rama sot është e keqja më e madhe pas Enver Hoxhës”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shërbimi urban në Tiranë në koma, Bashkia s’ndërhyn se është peng i ryshfetit!

Nga Besart XHAFERRI Autobuzë urbanë të tejmbushur me kondicionerë jashtë funksionit dhe që nuk respektojnë …