Berisha: Beteja e deputetëve të opozitës ka bërë që Parlamenti monist të mos ekzistojë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, zbërthimi i Edi Ramës është detyrë parësore, sepse duhet vendim dhe ai vendim po vjen. Berisha tha se, beteja njëmujore në parlament ka bërë që parlamenti monist të mos ekzistojë.
“Asnjë ankesë nuk ke nga unë. Mendoj se denoncimi nuk është ankesë. Po, unë natyrisht në pozicionin që kam, e kam detyrim moral, ligjor, të gjithanshëm, t’u faktoj shqiptarëve sot gjëmën e madhe që po i bën demokracisë shqiptare, Edi Rama. Këtë nuk mund ta merrni për ankim.
Ankimi ka karakter krejt tjetër. Kjo që bëj unë është pikërisht për mbrojtjen tuaj, për ndërgjegjësimin tuaj. Ju thoni se këto i dini, mund t’i dini ju, po ju jeni një.
Përgjegjësia ime është të bind masivisht shqiptarët. Dhe këtu nuk ka asnjë ankim, por një dëshmi, një demaskim i të keqes më të madhe që ka pllakosur vendin. I katandisjes së tij në një diktator bande.
Që akuzon një njeri se pse ka marrë 400 metër në përputhje me ligjin nga 1 miliard e 577 milionë metër katrorë tokë. Ai nuk e ka me mua, e ka me ju, e ka me çdo qytetar.
Imagjinoni se çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë me këtë drejtësi që kontrollon Edi Rama.
Zbërthimi i Edi Ramës është detyrë parësore, sepse duhet vendim. Dhe ai vendim po vjen.
Nuk e marr vesh se si e vlerësoni ju, por beteja njëmujore në parlament ka bërë që parlamenti monist të mos ekzistojë. Është futur në Zoom, në kundërshtim me ligjin.
Pra, nuk ka asnjë ankesë këtu. Ai që e interpreton si ankesë, e ka gabim. Ka një përballje dhëmb për dhëmb me njeriun, i cili është shndërruar me aktet, qëllimet e tij në të keqen më të madhe të Shqipërisë, pas Enver Hoxhës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Deputetja e PD: Mosbindja civile ka filluar! 7 tetori provë për ne, kërkojmë qeveri teknike!

Deputetja e PD, Ilda Dhori, ka qenë e ftuar në një lidhje direkte në emisionin …