Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kemi jetuar në diktaturë, por në rrafshin politik më e shëmtuar se çdo gjë tjetër, qenka opozita e shitur, e kontrolluar. Berisha tha se, sot shqiptarët kanë rrogat më të ulëta, sot vota e tyre shkëmbehet, rrëmbehet.
“Edi Rama është një rrezik madhor sot, është rreziku më i madh për shqiptarët pas Enver Hoxhës. A do ta ulim ne kokën para këtij rreziku? Kurrë jo. Përkundrazi do të ngrihemi fuqishëm në një betejë pa kthim, në një betejë në emër të shpresës, të demokracisë, të së ardhmes. Në një betejë që ne do ta fitojmë.
Miqtë e mi!
Ne kemi parë qeverira, kemi jetuar në diktaturë, por në rrafshin politik më e shëmtuar se çdo gjë tjetër, qenka opozita e shitur, e kontrolluar. Po ndalem në një moment. Pse unë sot jam këtu. Unë kisha mbyllur kapitullin tim në 2013, jo aq zemërthyer.
Unë u përkas atyre se cilido që të jetë pushtetari, nuk duhet të qëndrojë shumë kohë të gjatë në pushtet. E kemi shumë të hidhur ne, historinë me pushtetarët e përjetshëm. E pamë se çfarë ishin.
U largova jo me ndonjë keqardhje të veçantë. Përkundrazi mendova se e kreva misionin tim, dhe së bashku me ju arritëm gjëra të mëdha. Arritëm para se gjithash të kemi një demokraci funksionale.
Në 100 vjetorin e Pavarësisë do të fliste Sekretarja e Shtetit dhe do të shprehej se cilido që do të shohë një demokraci në funksion, le të vijë në Shqipëri.
Njerëz pa traditë demokratike, njerëz që dilnin nga diktatura më e zezë, por njerëz me sensin e respektit për demokracinë, lirinë dhe idealet tona.
Krijuam një pluralizëm real, një ekonomi tregu me të cilën ne dolëm me lumenj djerse nga honet më të thella të varfërisë njerëzore, nga vendi i tretë më i varfër i planetit u renditëm në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.
Nga njerëzit më të varfër dolëm në krye të vendeve të Ballkanit për rrogat në vitin 2013. U anëtarësuam në NATO. Kosova u bë e pavarur. U hoqën vizat.
Rrotacioni i vitit 2013 vinte pas rotacionit të vitit 2005. Pra çdo njeri duhet të besonte se demokracia po funksionon. Dhe kjo ishte arritja më e madhe.
Çfarë ndodhi këto 10 vite. Sot shqiptarët kanë rrogat më të ulëta. Sot vota e tyre shkëmbehet, rrëmbehet. Sot të drejtat e deputetëve shkelmohen në parlament dhe pluralizmi është asgjësuar”, u shpreh Berisha.
Check Also
Berisha: Nga nesër mosbindje civile pa ndalim, liria ka emër, votë e lirë!
Sali BERISHA Por nëse veçmas, çdo shqiptar ka të paktën nga një arsye personale për …