Krimet nuk duhen harruar!

Nga Erion DASHO

Vdekjet në pandemi që na çuan të 14-ët në botë

Shqipëria e mbylli pandeminë e COVID-it si një prej vendeve me vdekshmërinë më të lartë në botë.

Tashmë, kur pandemia ka kaluar dhe janë bërë përllogaritjet përfundimtare, konstatohet se rreth 16,000 vdekje shtesë kanë ndodhur në Shqipëri nga COVID-i përgjatë tre viteve të pandemisë. Me 557 vdekje shtesë për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet në vendin e 14-të në botë.

Kjo shifër nuk mund dhe nuk duhet të kalojë pa u analizuar për të dalë përgjegjësia për këto jetë të humbura.

Për krahasim, me më pak se 5 mijë vdekje shtesë ose 265 vdekje për 100 mijë banorë, Kosova qëndron në vendin e 55-të duke patur një vdekshmëri dy herë më të ulët se Shqipëria.

Ka edhe një faktor tjetër shumë të rëndësishëm që lidhet me transparencën. Kosova dhe Shqipëria raportojnë pothuajse të njëjtin numër vdekjesh nga COVID-i (3,160 Kosova dhe 3,560 Shqipëria).

Kjo do të thotë se ai që unë e kam quajtur “koeficienti i mashtrimit”, është vetëm 1.4 për Kosovën, por gati 5 për Shqipërinë. Pra në Shqipëri, Borati është bashku me kimistët, klarinetistët dhe balerinat e veta fshehu gjatë pandemisë 4 në 5 vdekje duke u mburrur paturpësisht para shqiptarëve si “kampion” në menaxhimin e pandemisë.

* * *
Nuk ka kaluar shumë kohë dhe shqiptarët sigurisht i kujtojnë debatet e atëhershme:
》për masat absurde dhe antishkencore që merrte Borati dhe boratët,
》për kartelat mjeksore të falsifikuara,
》për kushtet çnjerëzore të trajtimit të të sëmurëve që detyruan jo pak prej tyre të vetëvriten në spitalet-burgje,
》për të vdekurit e fshehur në morgje në kushte skandaloze dhe mungese respekti të plotë për dinjitetin njerëzor,
》për vaksinat kineze,
》për medikamentet abuzive dhe pa asnjë efekt që u shitën në tregun e zi me çmime marramendëse,
》për testimin që ofrohej nga spekulantët e lidhur me pushtetin me norma fitimi 1,000 përqind,
》për komitetin qesharak të të ashtuquajturve “ekspertë”,
》për përfaqësuesit e ministrisë së Boratit që dilnin ekraneve dhe me agresivitet të paparë mbronin të pambrojtëshmen, etj., etj.

* * *
Në muajin tetor 2023, një grupim i shoqërisë civile hodhi në gjyq qeverinë bullgare për mënyrën e menaxhimit të pandemisë. Qëllimi është i dyfishtë, nga një anë të jepet llogari për krimet e kryera gjatë keqmenaxhimit të pandemisë, por nga ana tjetër të nxirren mësime për të ardhmen.

Shqipëria e ka të domosdoshëm një gjyq të ngjashëm, sidomos për shkak të faktit se në krye të shtetit qëndron i njëjti sekt kriminal që duhet të mbajë përgjegjësi për ata 16 mijë shqiptarë të vdekur për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve kriminale të Boratit dhe boratëve.
Koha është tani!

About Redaksia

Check Also

Vaji për karriket përballë Shqipërisë së përcëlluar

Nga Silvi BARDHI Përjashtimi i deputetëve të opozitës nga seancat parlamentare, është bërë një zakon i …