Alizoti: Sot opozita e ka detyrë të rezistojë, nuk ka rrugë tjetër!

Deputeti i PD, Tomor Alizoti i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke komentuar ngjarjet e sotme në parlament, u shpreh se, Edi Rama ka probleme serioze psikike. Gjatë diskutimit në studio, Alizoti u shpreh se, sot opozita e ka detyrë që të rezistojë, sepse nuk ka rrugë tjetër.

“Sot në Shqipëri i gjithë pushteti, shteti, administrata, aparati shtetëror ka një lloj personalizimi që ka vetëm një figurë që është vetëm kryeministrit. Të tjerët janë kot, sepse është gjithçka është personalizuar. Është e kotë të merresh me kryetaren e parlamentit.

Shqipëria me këtë format personalizmi shteti që ka, nuk mund të jetë kandidate për në BE, sepse nuk është më në thelbin e shtetit të së drejtës, sepse shteti i të drejtës garanton demokracinë.

Shteti i të drejtës ka një element që ruan epshet e lidërve, të kryeministrave, autorkratëve që të mos kthehen në institucion. Ai është ‘check and balance’, ai kontrollon, ruan. Tani shtet të së drejtës në Shqipëri nuk ka.

Tani është epshi, dëshira për pushtet e një njeriu që për mua është me probleme serioze psikike. Ky popull ka një fat të keq, që djemtë e këqinj dhe të marrët i hipin sipër dhe ai ka personalizuar të gjithë Shqipërinë, artin, sportin çdo gjë.

Ne vijmë nga një vend totalisht, i Stalinit, Maos, Enverit. Ata i hapën kampet e përqendrimit në Shqipëri për të thyer kurajën e njerëzve, për të trembur njerëzit, për ti bërë të nënshtruar.

Edhe koncepti i SPAK është kthyer si një gjykatë popullore, kemi shumë tipare të diktaturës në Shqipëri. Është kthyer dhe drejtësia si tifozë, si në kohën e gladiatorëve, do arrestohet ky, do kapet ai.

Sot opozita e ka detyrë të rezistojë. Kjo është e vetmja mundësi që i është lënë opozitës.

Në çdo vend demokratik, qeveria në momentin që hypën në pushtet është në opozitë me këdo. Këtu janë të gjithë me qeverinë dhe vetëm bëjnë e njeriut që është opozitar, e ke bërë mirë apo keq. Në të gjithë shoqëritë, qeveria nuk lavdërohet dhe nuk kritikohet opozita, a ishte e mirë apo jo goditja. Ky qëllim i jep shoqërisë, i thyen frikën”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Korrupsioni/ Muçollari: 4.2 milionë euro shpërdorim për pisha dhe palma, Veliaj në qendër të akuzave

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, GRIGELS MUÇOLLARI Kjo është njëra prej x …