BBC: Protesta në Parlament të opozitës kundër një sundimi diktatorial

Presigjiozia britanike “BBC News” i ka kushtuar vëmendje situatës së krijuar në Parlamentin shqiptar ditën e sotme.

“Politikanët e opozitës shqiptare ndezën tymuese dhe zjarr në Parlament në përpjekje për të ndaluar votimin për buxhetin e 2024-ës. Opozita po protestonte kundër asaj që sipas tyre është një sundim diktatorial nga Partia Socialiste në pushtet”, shkruan BBC Neës krahas së cilës ka shpërndarë pamjet e trazirave.

Sjellim në vëmendje se sot u miratua projektbuxheti dhe paketa fiskale në vetëm 4 minuta e 30 sekonda, ndërkohë që për çdo vit, shqyrtimi i tyre ka kaluar pas seancash maratonë që kanë zgjatur për 2 ditë.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …