BERZH: Shqipëria, vendi me qeverisjen më të keqe në Europë!

Banka Europian për Rindërtim dhe Zhvillim vlerëson se Shqipëria është vendi me qeverisjen më të keqe në Europë, pas Bosnjes. Në raportin e Tranzicionit për vitin 2023, për treguesin e mirëqeverisjes, BERZH e klasifikon Shqipërinë me 4.71 pikë nga 10 të mundshmet.

Kjo e klasifikon Shqipërinë si vendin e dytë me qeverisjen më problematike në Europë duke lënë pas vetëm Bosnjen, e cila vlerësohet me 4.09 pikë. Në vendin e tretë nga fundit, rezulton Kosova me 4.85 pikë, ndërsa vendet e tjera kanë një vlerësim që luhatet nga 5 deri në 8 pikë.

Indikatori i mirëqeverisjes është një nga treguesit më të rëndësishëm në Raportin e Tranzicionit. Ai mat cilësinë e institucioneve politike dhe ekonomike të një vendi, standardet e integritetit, kontrollin e korrupsionit si dhe sundimin e ligjit. Vec kësaj treguesi mat edhe cilësinë e qeverisjes së korporatave private.

Por vendi i parafundit në Europë nuk është shqetësimi i vetëm për Shqipërinë. Të dhënat historike tregojnë se ky tregues është përkeqësuar nga viti në viti.

Në vitin 2016, Shqipëria vlerësohej me 5.28 pikë në treguesin e mirëqeverisjes. Vitin e kaluar treguesi zbriti në 4.74 pikë, ndërsa për këtë vit ai ka zbritur më tej në 4.71 pikë.

Në raport BERZH vëren se treguesi i mirëqeverisjes është përmirësuar në pjesën më të madhe të vendeve të Europës, ndërkohë që vendet e vetme ku qeverisja ka shënuar përkeqësim të ndjeshëm janë Shqipëria, Bosnja, Libani dhe Polonia./KAPITALI

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Mazhoranca nuk donte hetim, opozita do të bëjë kallëzime në SPAK! Kemi prova për Ramën, Vilma Nushin, Beqajn

Deklarata e kryetares së Komisionit Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi, Albana Vokshi Të nderuar qytetarë, …