Shpërthim tritoli në një biznes në Tiranë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se lënda plasëse i është vendosur një biznesi, ku janë shënuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak 

Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.     

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, z. Avni Ponari dhe drejtues të FSHB pritën sot …