A do dërgohet marrëveshja me Italinë në Kushtetuese? Berisha: Do vendosë grupi parlamentar

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp u pyet nga gazetarët edhe për marrëveshjen me Italianë për refugjatët dhe a do dërgohet marrëveshja me Italinë në Kushtetuese? Berisha tha se, për këtë do të vendosë grupi parlamentar.

“Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, kemi bërë një diskutim relativisht të gjatë, por pa konkluzion për këtë çështje. Dhe u shty diskutimi pikërisht për këtë çështje, të dërgimit ose jo në Gjykatën Kushtetuese, të vazhdojë në një mbledhje të veçantë.

Do mblidhet vetë grupi dhe do vendoset si do gjykohet më e përshtatshme.

Unë nuk do prononcohem publikisht përpara vendimit të grupit. Unë do ndjek diskutimet dhe do mbështes vendimin e grupit pa asnjë lloj ekuivoku”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …