Berisha: Buxheti i 2024 shënon një rënie, një mashtrim të ri dhe një shpërdorim të madh!

Kryetari i PD, Sali Berisha po zhvillon një takim me drejtues të departamente dhe specialistë të fushës, në lidhje me buxhetin e 2024 të miratuar nga mazhoranca socialiste në vetëm 4 minuta. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se buxheti 2024 për arsimin dhe shëndetësinë, shënon një rënie, një mashtrim dhe një shpërdorim të madh.
“Së pari, dëshiroj të ju përshëndes ju përzemërsisht, dhe të mësueset, mësuesit, pedagoget, pedagogët e shkollave dhe universiteteve tona.
Ne diskutojmë sot për buxhetin në dy fusha më të rëndësishme për qytetarët, për shërbimet, por në tërësi për kombin. Në dy fusha, si arsimi dhe shëndetësia, të një rëndësie të jashtëzakonshme në zhvillimin njerëzor të një kombi.
Buxheti i këtij viti siç e patë, kaloi në 4 minuta në një parlament monist, në një parlament që ka përjashtuar opozitën duke i mohuar asaj të drejtat kushtetuese. Mes respektimit të të drejtave kushtetuese, deputetëve të opozitës dhe popullit opozitar në parlament dhe kalimit në mënyrën më të turpshme, të papërgjegjshme të buxhetit vjetor të shtetit, Edi Rama zgjodhi këtë të dytën.
Zgjodhi të dytën duke dëshmuar se ai është i vendosur të konfiskojë të drejtat kushtetuese të popullit opozitar, të qëndrojë mbi kushtetutën e vendit, është i vendosur defakto të bëjë gjithçka për pushtetin e tij monist.
Kurrë në asnjë vend nuk është regjistruar votimi në 4 minuta i një buxheti. Kjo ndodh vetëm në narkoshtetin e Edi Ramës.
Qëndresa e deputetëve të PD-së, për të drejtat kushtetuese nxori në dritën e diellit para gjithë botës, fytyrën e vërtetë të regjimit të Tiranës.
Nxori shkallën më të lartë të papërgjegjshmërisë. Të votosh buxhetin e një viti në 4 minuta, do të thotë se je larg çdo norme, çdo standardi, çdo ligji.
Por ne jemi të vendosur që me këto takime të paraqesim para shqiptarëve, pikëpamjet, opinionet, mendimet tona lidhur me buxhetin që kaloi në 4 minuta.
Ky është takimi i dytë i rëndësishëm që bëhet nga departamentet dhe unë i përgëzoj. Diskutimi i buxhetit me specialistët, grupet e interesit, qytetarët është detyrim kushtetues nga ata që hartojnë dhe miratojnë buxhetin.
Por kur hartoj një buxhet të tillë dhe miratoi një buxhet të tillë, ata do të donin që ta kalonin edhe për 3 minuta.
Buxheti për shëndetësinë dhe arsimin nuk shënon një avancim, jo që nuk përputhet kërkund me kërkesat e domosdoshme të këtyre fushave, të një rëndësie jetike për shoqërinë shqiptare, por përkundrazi shënon një rënie, shënon një mashtrim të ri dhe një shpërdorim të madh”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

PR: Shqiptarët sot protestojnë për familjen dhe veten e tyre!

Partia Republikane me anë të një deklarate u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin …