Bosi i kriptomonedhave që u takua me Ramën, 11 akuza për pastrim parash nga SHBA

Shefi ekzekutiv i një prej kompanive më të mëdha “exchange” për kriptomonedhat, do të deklarohet fajtor për 11 akuza për pastrim parash, të ngritura nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Changpeng “CZ” Zhao ka arritur një marrëveshje me Departamentin e Drejtësisë, ku përveç se do të deklarohet fajtor, do të paguajë një gjobë prej 4 miliardë dollarësh, edhe do të largohet nga drejtimi i “Binance”, kompanisë së shkëmbimit të kriptomonedhave.

Zhao është i njohur për publikun shqiptar, por sidomos entuziastët e kriptomonedhave, pasi një vit më parë vizitoi vendin tonë dhe u takua me kryeministrin Edi Rama. Në atë kohë, Zhao tha se Shqipëria është një vend që dëshiron të përkrahë gjithnjë e më tepër përdorimin e kriptomonedhave.

Vetëm pak kohë më pas, autoritetet ligjzbatuese ndërkombëtare, e veçanërisht ato spanjolle, do të kryenin një prej goditjeve më të mëdha në Shqipëri, ku u zbulua një rrjet i madh i “call center”-ave mashtruese me kriptomonedha, ku dëmi ndaj qytetarëve europianë raportohet se i kalonte 2 miliardë dollarë.

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimit (SEC) akuzoi Binance dhe themeluesin e saj CZ në qershor për operimin e një “exchange” të paregjistruar duke përdorur një fond me bazë në Zvicër, Sigma Chain, e cila gjithashtu ishte në pronësi të CZ, për të fryrë volumin e tregtimit në platformën amerikane të Binance.

“Përmes trembëdhjetë akuzave, ne pretendojmë se entitetet Zhao dhe Binance u angazhuan në një rrjet të gjerë mashtrimesh, konfliktesh interesi, mungesë transparence dheshmangie të ligjit”, tha kryetari i SEC, Gary Gensler në qershor.

About Redaksia

Check Also

PR: Shqiptarët sot protestojnë për familjen dhe veten e tyre!

Partia Republikane me anë të një deklarate u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin …