Është hedhur shorti i “play-offit” për Euro 2024. 12 Kombëtare i kanë mësuar sot emrat e kundërshtarëve në shortin e hedhur në mesditë.
Këto Kombëtare do të luftojnë për tri pozitat e mbetura të lira për Kampionat Evropian.
Deri tani dihen 21 ekipe që do të luajnë në garën që do të mbahet vitin tjetër në Gjermani, ndërsa tri vendet tjera do të dihen pas ndeshjeve që do të luhen në muajin mars të vitit 2024.
Nga shorti i hedhur sot dolën këto çifte
Poloni – Estoni
Uells – Finlandë
Izrael – Islandë
Bosnjë Hercegovina – Ukrainë
Gjeorgji – Luksemburg
Greqi – Kazakistan