Tenderi 1.7 milionë euro i AKSH-it, Kalaja dërgon prova të reja në SPAK

Avokatja Adriana Kalaja në një prononcim për mediat njoftoi se SPAK ka filluar një procedim penal për tenderin 1.7 milionë euro të bërë nga drejtuesja e AKSH-it.

Kalaja njoftoi se sot kishin ardhur para SPAK-ut me prova të reja për tenderin 1.7 milionë euro të bërë nga AKSHi.

“Ka filluar procedimi penal që i korrespondon numrit 42 të vitit 2023 bërë nga gazetarja e Ora News, Alketa Çeku, që lidhet me tenderin 1.7 milionë euro bërë nga drejtuesja e AKSH-it.

Sot vijmë para SPAKUT me informacione shtesë dhe me prova të reja të cilat implikojnë një pronar mediash lidhur me këtë abuzim prej 1.7 milionë eurosh.

Ne i kemi kërkuar SPAKUT ngritjen e një grupi ekspertësh auditues për të analizuar si ka evoluar pjesa e tenderit fiktiv dhe kush është përfituesi i këtyre parave”, tha ndër të tjera Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Berisha strukturave të PD: Asnjë debat me opozitarët e opozitës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh drejtuesve të qarqeve, anëtarëve …