Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, nuk ka dallim Basha-Balla! Berisha tha se, opozita ka kontribute të mëdha kundër interesave ruse në vend
“Ju e dini që nuk ka dallim Basha-Balla, Balla-Basha. Njërit i them Brava, tjetrit i them Bego. Ata në substancë janë një.
Nuk mund të ndodhë kurrë që kjo parti të shkrihet me Ballat dhe me Bravat.
Jo, aq më tepër që pavarësisht nga rrethanat, por akuzat e fundit të hetimit të 4 gazetarëve të BBC, dhe angazhimi i tyre për të vazhduar hetimin për paratë ruse të marra, unë do i thoja çdo opozitari, të mbajë shënim dhe të ketë kujdes.
Opozita shqiptare është një opozitë, për definicion, me kontribute të mëdha kundër interesave strategjike ruse në Shqipëri dhe rajon”, tha Berisha.