Rama kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për studentët e mjekësisë

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste foli për ligjin e studentëve të mjekësisë që i mban peng atyre diplomën dhe i detyron të punojnë 5 vitet e para të profesionit në vendin tonë. Rama komentoi ndër të tjerat edhe pezullimin nga ana e Gjykatës Kushtetuese të këtij ligji, duke thënë se është një vendim absurd.

“Duhet të fuqizojmë akoma më shumë atë që kemi nisur me mjekësinë. Gjëja që diskutuam sot është se si ka mundësi që studentët e mjekësisë nuk e kuptojnë se sa e thjeshtë dhe se sa e padiskutueshme është që merr falë kontributit të të gjithë taksa-paguesve një arsim që ty të kushton shumë herë më pak se sa i kushton shtetit dhe e vë në diskutim që për disa vite ti do u shërbesh këtyre njerëzve që kanë paguar taksa për ty, do u shërbesh këtyre prindërve dhe gjyshërve e jo të marrësh diplomën dhe të vraposh menjëherë në Gjemani.

Kjo është e paimagjinueshe! Pse? Për një arsye shumë të thjeshtë, pavarësisht se universiteti ynë i mjekësisë nuk është i rankuar zyrtarisht në nivelet e universiteteve gjermane. Praktika ka treguar që është një universitet që nxjerr profesionist të besueshëm, ata e dinë këtë dhe e pranojnë.

Mirëpo ai shoku gjerman i këtij që del nga ne ka paguar një shumë marramendëse për të hyrë në të njëjtin korridor. Pse? Sepse ti ke pasur shtetin tënd shqiptar që të ka dhënë mundësinë që ti bësh këto studime, të hapet dera dhe në Gjermani duke paguar shifra qesharake, të cilat ky shtet është i gatshëm ti paguaj.

Por me kusht që do ua kthesh njerëzve që kanë paguar për ty, duke u shërbyer prindërve të tyre të moshuar në spital, apo të afërmeve të tyre dhe pastaj ik ku të duash. Unë nuk i diskutoj vendimet e gjykatave, por pezullimi që i bëri Gjykata Kushtetuese kërkesës absurde së tyre për ta hedhur poshtë këtë gjë, është absurd. Është absurd dhe po e diskutoj vetëm se është pezullim”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Berisha strukturave të PD: Asnjë debat me opozitarët e opozitës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh drejtuesve të qarqeve, anëtarëve …