Berisha: Olsi Rama kreu i bandës së kokainës në Xibrakë, prokurorët dogjën dokumentet

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me anëtarët dhe simpatizantët në Lezhë, bëri të ditur se vetëm 8 % e demokratëve kanë mendim pozitiv për Skapin e partisë. Berisha deklaroi se, prokurorët kanë djegur dokumentet që inkriminonin Olsi Ramën.

“Ne po qëndrojmë në parlament dhe do qëndrojmë. Ne do mbrojmë të drejtat tuaja se ato nuk janë personale.

Çfarë kemi arritur? Kemi qëndruar të pamposhtur.

Çfarë kemi arritur? Kemi vazhduar pa kthim betejën.

Çfarë kemi arritur? Ia kemi nxirë fytyrën siç e ka me atë blozën që patë në parlament në mbarë botën. Bota e mori vesh me një jehonë të jashtëzakonshme se ai nuk pranon të hetohet për korrupsionin e tij. Se ai është i korruptuar.

Por kjo nuk mjafton.

Ky është një apel që të ngrihemi kudo që jemi. Kemi të bëjmë me një diktaturë. Nëse diktatura komuniste bazohej fund e krye tek policia sekrete shqiptare, si arma më e mprehtë e diktaturës, ku bazohet diktatura e Edi Ramës, që nuk i lë qytetarët të votojnë, që nuk i lë deputetët të gëzojnë të drejtat kushtetuese, bazohet në bandat vrasëse, në paratë e krimit, drogës.

Bazohet në organet mercenare, në organizatat kriminale në drejtësinë e tij.

Edi Rama ka sot atë kontroll që kishte Enver Hoxha dikur mbi hetuesinë e Sigurimit të Shtetit, mbi SKAP-in e partisë.

E ka mbushur me kriminelë të vërtetë, me prokurorë që shesin dosje për 200 mijë, 300 mijë euro. Me prokurorë që shesin dëshmi për 200 mijë, 300 mijë euro.

Me prokurorë që djegin regjistrimet të cilat faktojnë se Taulant Balla është implikuar në vrasje.

Me prokurorë, të cilët djegin dokumente që dëshmojnë se Olsi Rama ka qenë de facto, kreu i bandës së kokainës të Xibrakës. Që dëshmojnë se ortaku i tij, Amant Josifi qëndron prapa skemave që u grabitën europianëve 2.2 miliardë euro.

Me prokurorë, të cilët mbyllin apo veprojnë si mercenarë në duart e Edi Ramës.

U bë studimi, mençuria olimpike e demokratëve, çfarë tregonte, vetëm 8 përqind e demokratëve mendim pozitiv për SKAP-in. 82-92 përqind, ashtu siç është.

Nuk ka pasur Shqipëria organ të tillë politik ndonjëherë”,  tha Berisha në Lezhë.

About Redaksia

Check Also

PD kallëzon në Prokurori institucionet vendore: Vlora u përmbyt nga neglizhenca e kryebashkiakut

Partia Demokratike dega e Vlorës ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e rrethit lidhur me …