Urdhri i Edi Ramës kundër meje nuk më dekurajon, përkundrazi ma shumëfishon energjinë dhe motivimin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, urdhri i Ramës kundër meje nuk më dekurajon, përkundrazi ma shumëfishon energjinë dhe motivimin. Berisha tha se, Edi Rama do mjerohet, Edi Rama të ardhme nuk ka, fitorja është e jona!
“Kur e pa se opozitën nuk e kontrollon më, kur e pa se i erdhi fundi kontrollit mbi opozitën, kur deputetët e opozitës u bashkuan në parlament në një betejë pa kthim kundër tij, mendoi se do na ç’orientojë duke lëshuar një urdhër kundër meje dhe arrestuar politikisht dhëndrin tim, i cili nga 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë tokë, që qeveria e PD iu ka rikthyer pronarëve, ose kompensuar, gjatë viteve 2006-2012, ka marrë 400 metër katror tokë të trashëguar.
Pra, në një akt, duke besuar se në këtë mënyrë do më dekurajojë, ju garantoj unë ju, që këto për Sali Berishën janë vetëm ushqim për betejë.
Vetëm sa më shumëfishojnë energjinë, motivimin, forcën dhe kur më dëgjoni mua që dal në media, unë dal për ju, dal për ju për të treguar fytyrën e tyre se çfarë përfaqësojnë.
Është e rëndësishme që shqiptarët të shohin se çfarë falangash krimi ekzistojnë sot në drejtësinë e Edi Ramës.
Imagjinoni fatin e qytetarit të thjeshtë në këtë regjim.
A është ky një motiv tjetër për ne për të qëndruar? Një motiv i fuqishëm, prandaj thashë se me ju do flas me zemrën time.
Kurrë ndonjëherë pas përmbysjes së diktaturës komuniste, demokratët nuk janë të ftuar më shumë se sot të përballemi me këtë armik të egër.
Të përballemi në mënyrë pa kthim. Të përballemi gjer në fitore.
Ai e ka ndjerë, shiheni se si doli dje para jush. I dridheshin sytë, kishte humbur. Dhe do humbasë çdo ditë më shumë.
Ne do fitojmë, por ne duhet të zgjojmë luanin e fjetur te çdo demokrat, tek çdo demokrate, te çdo opozitar, te çdo opozitare, te çdo i ri, burrë, grua, i moshuar.
Edi Rama do mjerohet. Edi Rama të ardhme nuk ka. Fitorja është e jona!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Teliti: Shkarkimi i Veliajt, detyrim i Ramës si Kryeministër!

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Koordinatori i Programit Ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan …