Disa akse rrugore janë bllokuar në veri si pasojë e reshjeve të dëborës. Rruga Kukës-Peshkopi është e bllokuar për qarkullimin e mjeteve.
Mungesa e pastrimit dhe mirëmbajtjes ka bërë që të mos bëhet e mundur kalimi i mjeteve në këtë aks rrugor.
Reshjet e dendura të dëborës që vazhdojnë të bien në qarkun e Dibrës disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme, dhe konkretisht : aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë: Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë.
Policia ka bërë me dije se si pasojë e reshjeve të dëborës që vijojnë të bien në rrugën e Arbërit dhe në Malësinë e Krujës, janë bllokuar disa akse rrugore në këtë zonë.
Akset të cilat janë bllokuar janë Rruga e Arbërit, rruga Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe aksi Bruzë Mal-Shkretë.
“Si pasojë e reshjeve të dëborës që vijojnë të bien në Rrugën e Arbërit dhe në malësinë e Krujës, janë bllokuar akset rrugore: Rruga e Arbërit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë. Shërbimet e DVP Tiranë janë në gadishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, në këto zona, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme”, thuhet në njoftimin e policisë.