Cristiano Ronaldo dhuron spektakël, gol me parabol nga 40 metra, (Video)

Cristiano Ronaldo është shndërruar në një makineri golash te skuadra e Al Nassr, në Arabinë Saudite.

Ylli portugez realizoi dopjetë në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Al Akhdoud, në duelin e vlefshëm për javën e 14-të.

Sfidën e zhbllokoi Al Naji në minutën e 13-të, teksa më pas ishte radha e CR7-ës, i cili rrëmbeu skenën me një dopjetë të realizuar në minutat 77 dhe 80.

Padyshim që qershia mbi tortë ishte goli i realizuar në minutën e 80-të, ku me një parabol spektakolare nga afro 40 metra, ylli portugez shtangu portierin kundërshtar i cili kishte dalë nga porta.

Një gol vërtet fantastik, i cili mahniti të pranishmit.

Pas javës së 14-të, Al Nassr renditet në vend të dytë me 34 pikë, teksa Al Akhdoud qëndron në vend të 17-të me 10 pikë.

Sa i përket Cristiano Ronaldos, portugezi kryeson listën e golashënuesve, me 15 gola dhe 7 asist në 14 ndeshje të Saudi Pro League për këtë sezon.

 

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …