Nisin homazhet për mjeshtrin e madh Zef Deda

Kanë nisur homazhet në Shkodër për mjeshtrin e madh të artit Zef Deda, i cili humbi jetën ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Në homazhe janë të pranishëm miq, familjarë, kolegë e të afërm.

Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi do niset për në meshë dhe më pas aktori do të përcillet për në banesën e fundit.

Zef Deda ishte një nga komedianët më të njohur shqiptar, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. U shkollua në qytetin e tij të lindjes, dhe ndoqi politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Filloi shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës.

Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj ishte mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran.

Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me sukses.

Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”.

Rolet kryesore që ai ka luajtur janë: Kunati i shokut Xhemal, Kola i dritave, Charlie Chaplin (imitim), Kusheriri nga Amerika, Altini (altufi) Dhjetra emisjone per femije, Ne filmin “gjurme ne kaltersi” 1981, etj.

Zef Deda ishte i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda.

About Redaksia

Check Also

Tetori bëhet rozë në SIGAL UNIQA/ Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur

Tetori, muaji kushtuar ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrolleve dhe parandalimit në luftën kundër kancerit të …