Shpërthen dhuna në futbollin e femrave, ndërpritet ndeshja Tirana-Vllaznia

Ndeshja e futbollit të femrave Tirana-Vllaznia është kthyer në arenë grushtash dhe shkelmash. Si pasojë e dhunës, ndeshja që po zhvillohej  në kompleksin ”Skënder Halili” është ndërprerë.

Një nga futbollistet e ekipit të Tiranës tha se, shkak i nisjes së dhunës i presidenti i Vllazinisë, Lazër Matia, i cili ka godituri drejtuesen e Tiranës dhe Grind Halilinështë, pastaj është futur në fushë dhe ka goditur vajzat e ekipit të Tiranës. Më pas futbollistet e Vllaznisë kanë qëlluar vajzat e Tiranës dhe shunës i janë bashkuar edhe disa tifozë që janë futur në fushën e lojës.

Kameramani që po filmonte ndeshjen nuk është lejuar që të shfaqë sekuesncat filmike të dhunës. Sipas burimvee, atij i është marrë kaseta filimke.

Disa futbolliste të Tranës janë dërguar në spital dhe pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë shoqëruar nga policia në Komisariat.

Ndërkohë, zyrtarët e ndeshjes kanë ndërprerë ndeshjen, e cila tashmë do të bëhet pjesë e shqyrtimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

Në rreth djali i pesidentit të Vllazinisë, Lazër Matia

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …