Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kompania ‘51N4E’, ‘I Riu’ dhe kompani të tjera të lidhura direkt me thjeshtrën e parë të Republikës kanë fituar 2.9 miliardë lekë tendera.
“Cila është pra e vërteta?
Edi Rama u betua para shqiptarëve me skemën identike të hajdutit që hipën në shpinën e bashkëhajdutit, dhe shkon në kopshtin e tjetrit, vjedh ato që vjedh dhe del e zotohet se me këmbët e mia nuk kam shkelur në kopshtin tënd.
Kjo është ngjarje reale dhe unë e thjeshtova, me personazhe reale.
Edhe Edi Rama thotë se asnjë nga familja ime nuk ka fituar ndonjëherë fonde publike.
E vërteta është se kompani ‘51N4E’, ‘I Riu’ dhe kompani të tjera të lidhura direkt me thjeshtrën e parë kanë fituar 2.9 miliardë lekë tendera.
Duke filluar nga sheshi Skënderbej, duke përfunduar tek ndërtesa e Bashkisë Tiranë, muzeu Kombëtar, Sheshi i Flamurit, Lungomare dhe dhjetëra e tendera të tjerë.
Kanë shkatërruar tërësisht tregun e kompanive. Asnjë kompani tjetër nuk mund të konkurrojë me kompaninë që ka për flamur thjeshtrën e parë të republikës dhe ‘I riu’.
‘I riu’ i lidhur me kompaninë direkt të thjeshtrës”, tha Berisha.
Check Also
Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë
Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …