Berisha: Rama firmosi për të rrëmbyer tokën e pronarëve dhe e ndau pronën me Bollinon

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama ka firmosur 3 vendime të 7 muaj për ta privatizuar tokën nga Bollino i tij, e për të rrëmbyer përfundimisht tokën e pronarëve. Berisha tha se, kjo është arsyeja pse Edi Rama nuk pranon komisionin hetimor parlamentar.
“Unë ftoj çdo qytetar të shtrojnë pyetjen a kanë dëgjuar, apo lexuar kurrë ndonjëherë në histori se një kryeministër në 7 muaj ka lëshuar me emër të përveçëm, ka firmosur tre vendime qeverie si në këtë rast.
Ju garantoj se nga eksperienca ime si kryeministër, se kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Një kryeministër këtë nuk e bën kurrë, përveç se kur e bën për veten e tij, që ndan pronën me Carlo Bollinon.
A mund të imagjinoni ju një kryeministër që firmos tre vendime të 7 muaj, jo vetëm për të ja dhënë me qira 1 euro, por për ta privatizuar, për të rrëmbyer përfundimisht tokën e pronarëve të cilët e lanë me qëllim që komuniteti të bëhej me gjimnaz.
Dhe ky zotëri, me këto vendime e tjetërson pronësinë dhe ja jep Carlo Bollinos dhe vetes së tij.
Mos harroni edhe njëherë se ka urdhëruar burgosjen politike të një njeriu, kundërshtar politik, që e ka denoncuar me qindra herë, aferat e tij, pallatin e Linda Ramës, thjeshtrën e gjithë me radhë, vetëm e vetëm se ai ka marrë në përputhje me ligjet e vendit dhe pa asnjë firmë të ish-kryeministrit Sali Berisha, 410 metër katrorë tokë.
Familja e tij ka marrë gjithsej 8% të pronave të konfiskuara nga regjimi komunist.
Ka marrë 410 metër kundrejt 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë që kanë marrë pronarët e tjerë të Shqipërisë.
Edhe në këtë rast është një rast flagrant i firmave të Edi Ramës me të cilat mbush xhepat, kontot, bëhet pronar dhe pasurohet Bollino dhe ai vetë.
Dënoj me forcën më të madhe se kjo është arsyeja pse Edi Rama nuk pranon komisionin hetimor parlamentar. Por tani ka ikur koha kur ai opozitën e duraviste dhe e blinte. Tani ka një opozitë të vërtetë dhe e garantoj atë se krijimi i Komisioneve do ti krijojë ose ai, ose do ti krijojë populli shqiptar me të gjithë forcën e tij”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …