Nga Adriana KALAJA
Ka shumë fakte, ngjarje dhe prova sesi është instaluar mafia në SPAK dhe sesi prokurorë të SPAK (jo të gjithë), i shërbejnë mafies së krimit dhe asaj në pushtet, por unë po sjell vetëm njërën prej tyre.
Shtetasi A. K. është marrë i pandehur nga SPAK, për mosveprime apo veprime të kundraligjshme, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, akte të cilat janë përdorur thuajse në të gjitha relacionet dhe kërkesat drejtuar gjykatës, por që organi akuzës në asnjë moment nuk e ka përmendur faktin, që këto procedime penale janë regjistruar si shkak i akteve proceduriale të referuara nga A. K në organet kompetente.
Prokurorët e kësaj çështje ishin Vladimir Mara dhe Dritan Premçi, të cilët gjatë seancës për vleftësimin e masës së sigurimit ndaj A. K., të zhvilluar me datë 04 Korrik 2021, të pyetur nga mbrojtja, deklaruan se ata “nuk ishin në dijeni të faktit se shtetasi A. K.”, në muajin Tetor të vitit 2016 kishte referuar materiale proceduriale në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve F. A. dhe F.S., si dhe tre shtetasve të tjerë.
Edhe pse prokurorët u njohën me këtë fakt, ata përsëri nuk e vlerësuan si fakt dhe kanë vijuar fshehjen e tij dhe me njëanshmëri kanë mbyllur hetimet, duke marrë të mirëqëna vetëm deklarimet e shtetasve F. S. dhe F. A., si dhe disa veprime hetimore, ku janë administruar disa të dhëna, pa interes për hetimin.
Prokurorët e çështjes, me tendencë nuk kanë kryer verifikimet e duhura, në lidhje me pretendimet e këtyre shtetasve, si dhe të faktit që shtetasi A. K., si OPGJ kishte referuar akte proceduriale ndaj tyre.
Pse ky zell i prokurorëve të çështjes për të vendosur masë sigurimi ndaj tij, edhe pse shtetasi A. K. gjatë seancës për vleftësimin e masës së sigurimit i kishte vënë në dijeni, edhe me dokumente përkatëse se ai e kishte kryer detyrën e tij ligjore?
Në seancën për vleftësimin e masës së sigurimit personal, A. K., po kështu ka deklaruar se vuante nga tre sëmundje të rënda kronike, të shoqëruara me epikrizë, por prokurorët e çështjes, në shërbim të mafies mbajtën të njëjtin qëndrim dhe këmbëngulën në vijimin e masës së sigurimit personal.
Referuar provave të paraqitura në GJKKO, u provua se hetimi i kryer nga këta prokurorë, ishte i njëanshëm, tendencioz dhe në kundërshtim me ligjin, për këto arsye:
- Organi akuzës i ka marrë disa herë deklarime shtetasve F. S. dhe F. A., me statusin e të penduarit, ndërsa për shtetasin A. K. nuk pati kohë t’i merrte as dhe një deklarim, i cili do të ishte shumë i vlefshëm dhe për hetimin, kjo pasi ai ishte dhe oficeri i policisë gjyqësore, që kishte referuar akte proceduriale ndaj këtyre dy shtetasve, qysh në Tetor të vitit 2016, për në Prokurorinë për Krimet e Rënda në Tiranë, për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, fakt për të cilin prokurorët deklaruan se nuk kishin dijeni.
Pse mos të merrej deklarimi i tij (njëjtë si për z. Berisha dhe z. Malltezi), ku të sqarohej pozicioni i tij, në raport me deklarimet e të penduarve, e të bëhej një analizë llogjike të fakteve, në raport me thëniet e këtyre shtetasve, pse ky hezitim nga ana e prokurorëve?
- Prokurori çështjes Vladimir Mara, ishte në konflikt interesi me shtetasin A. K., në lidhje me shtetasin S. S., i cili siç dihet botërisht, është burri i motrës së prokurorit të çështjes Vladimir Mara, fakt i cili nuk e ndaloi prokurorin të vijonte hetimin te kjo çështje, madje veprimet hakmarrëse të prokurorit mara ishin dukshëm vetëm për faktin se shtetasi A. K kishte zbatuar vetëm ligjin ndaj kunatit të prokurorit.
Ky prokuror ishte në dijeni që në vjeshtën e vitit 2019, për të dhënat ndaj shtetasit A. K., të cilat ndodheshin në deklarimet e shtetasit F. S. me statusin e të penduarit, por që ai ka vepruar vetëm pas 20 muajsh, me datë 23.06.2021, duke e marrë nën hetim këtë shtetas.
Shtrohet pyetja:
Pse prokuroria ka vepruar me kaq vonesë dhe pse pikërisht në atë periudhë, pasi rezulton se: që nga njohja me të dhënat ndaj shtetasit A. K., e deri kur ai është marrë nën hetim nga aktet e dërguara për gjykim, nuk kishte të dhëna të reja, rënduese ndaj tij dhe në interes të hetimit ndaj tij?
Referuar fakteve dhe provave të paraqitura prej nesh, prokurori Mara ka vepruar pikërisht në atë periudhë, vetëm për t’u hakmarrë në lidhje me dhëndrin e tij, si dhe me një procedim tjetër penal, që ai dhe prokurori tjetër Dritan Prençi kishin në ndjekje, procedimi nr. 339/2016 (dosja e famshme e blerjes së votave publikuar nga gazeta gjermane Bild dhe që u shkërmoq nga SPAK), për të cilin z. A. K., me detyrë specialist për trafiqet dhe narkotikët në seksionin për krimin e organizuar në Komisariatin e Policisë Kavajë kishte referuar në muajin Nëntor, të vitit 2016.
Pa filluar hakmarrja gjyqësore, mafia e instaluar në Polici, sapo njihet më veprimet proceduriale të shtetasit A. K. në referim të dispozitave ligjore, e transferon në Shkodër.
Më pas, mafia e instaluar në Polici e SPAK, fillon procedimin penal pa prova dhe në shkelje të plotë të dispozitave ligjore duke kërkuar edhe masë sigurimi personal ndaj tij.
Sa më sipër, rezulton se të dy këta prokurorë kanë përfunduar hetimet në lidhje me atë procedim penal dhe kanë mbrojtur akuzën në gjykatë si dhe veprimi tendenzios dhe hakmarrës është bërë vetëm se ata kanë pasur interes që z. A. K. të ishte nën hetim, për t’i mbyllur gojën, pasi ai dinte shumë.
Kështu, shtetasi A. K. gjatë periudhës kur ishte me detyrë specialist në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe mbulonte dhe Komisariatin e Policisë Kavajë, i cili në atë periudhë drejtohej nga z. S. S., ndryshe dhëndrri i prokurorit të çështjes z.Vladimir Mara ( fakt që dihet botërisht), me të cilin A. K., ka pasur disa përplasje për shkak të detyrës.
Kush ishin rastet që kishin shqetësuar mafien në Polici e më pas në SPAK?
- Me datë 10.04.2020, shtetasi A. K., për shkak të detyrës ishte informuar se në bregdet para hotel “Porto Kavalja“ Golem ishin hedhur rreth 80 m3 beton. Menjëherë e ka takuar shefin e Komisariatit të Policisë z.S. S. dhe ndaj tij kanë filluar kërcënimet nga ndërtuesi ddhe që edhe sot është lehtësisht e verifikueshme se kush ndërtoi aty.
- Nga fundi i muajit Prill të vitit 2020 shtetasi A. K., ishte informuar, se në bregdet para kompleksit “Marea“, në Qerret Kavajë, ku banojnë dhe familjarë të bashkëshortes së z. S. S. (shefi i komisiariatit), në det po ndërtohej një pistë me gurë, me gjatësi rreth 100 metër dhe gjerësi 4 metër, fakt që pista edhe sot është evidente, pa leje dhe që S. S. jo vetëm që nuk mori masa por u hakmorr ndaj A. K..
- Në muajin Maj të vitit 2020, kur A. K. ishte me detyrë specialist në Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Durrës, mbulonte dhe Komisariatin e Policisë Kavajë dhe së bashku, me dy kolegë të tij kishte referuar materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të pesë oficerëve të policisë, të Komisariatit të Policisë Kavajë, nën vartësi të z.S. S., pasi dyshohej se ata dhe eprorët e tyre kundrejt përfitimeve materiale kishin lejuar dhjetëra ndërtime të paligjshme në bregdetin e Golemit, fakt që u shoqërua me procedimin penal me nr.162/2020 por edhe me një raprezalje të frikshme ndaj familjarëve të shtetasit A. K.
- Pas disa ditësh pas këtij referimi, A. K., i kanë vajtur dhe dy persona për ta takuar, të dërguar nga të afërm të z.S. S., të cilët i kishin thënë se, të mos të merrej me S. S., se përndryshe do të përfundonte në burg dhe ja, që ata paskan pasur të drejtë (është kërkuar nga A. K. që këta dy dëshmitarë t’i paraqisnin gjatë shqyrtimit gjyqësor).
- Prokurorët e korruptuar dhe në shërbim të mafies në pushtet dhe jo vetëm, në hakmarrje ndaj shtetasit A. K. dhe familjarëve të tij, ku Komisariati i Policisë Kavajë, më datë 15.06.2020 kishin referuar materiale proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale të: “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative”, të parashikuara nga nenet 78, 25 dhe 22 të Kodit Penal, për t’u ndjekur me metoda proaktive, ndaj tij dhe familjarëve të tij, si dhe duke i lidhur me persona të tjerë që nuk kanë të bëjnë me ta.
Lidhur me pikën 5., sqaroj se:
Me datë 28.12.2021 Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë ka kthyer përgjigje ku informon se kjo Prokurori, me datë 15.06.2020 ka regjistruar material kallëzues me nr.300, në bazë të materialit të ardhur nga Komisariati i Policisë Kavajë.
Me datë 30.06.2020, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë ka vendosur mosfillimin e procedimit, bashkëlidhur dhe kopjet e akteve të kallëzimit, të dërguara nga Komisariati i Policisë Kavajë
Këto të dhëna janë keqpërdorur nga ana e akuzës për të rënduar pozitën e të pandehurit A. K., në kundërshtim me ligjin, pasi vjen në kundërshtim me nenin 151/4 të Kodit të Procedurës Penale.
Për të arsyetuar këtë referim, oficeri policisë gjyqësore është bazuar vetëm tek një raport shërbimi, i përpiluar me tendencë nga një oficer policie, në shenjë hakmarrje ndaj shtetasit A. K., pasi ky i fundit e kishte kallëzuar në prokurori për shpërdorim detyre rreth një muaj më parë.
Të dy këta oficerë policie, në bashkëpunim dhe të diktuar nga eprorët e tyre, qëllimisht në kundërshtim me ligjin, kanë sajuar dhe huazuar një konflikt të ndodhur me datë 03.05.2020, midis disa kushërinjve të shtetasit A. K. (metoda hetuesie), të cilët janë konfliktuar mes tyre, konflikt i cili ka ndodhur në brezin e pishave, para kompleksit “Marea”, në Qerret Kavajë.
Sa më sipër, del haptazi dhe qartë se kemi të bëjmë me veprime arbitrare, të kryera me dashje nga oficerë të policisë Kavajë, të cilët qëllimisht për hakmarrje personale, kanë shfrytëzuar atributet që atyre u jep detyra, duke përpiluar akte proceduriale mbi fakte të rreme, me qëllim përndjekjen e shtetasit A. K. dhe të familjarëve të tij, e lejuar dhe e diktuar kjo nga zinxhiri komandues i këtij Komisariati Policie, veprime këto të dënueshme sipas ligjit.
Cilin “shkleli në kalllo” A. K.?
Së pari: A. K. në periudhën kohore 20 Prill – 24 Nëntor të vitit 2016 ka qënë i emëruar me detyrë specialist për trafiqet dhe narkotikët, në seksionin e krimit ekonomik dhe krimit të organizuar, në Komisariatin e Policisë Kavajë, dhe gjatë kësaj periudhe ka referuar materiale në ngarkim të disa qytetarëve kavajas, për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, rregjistruar nga Organi i Akuzës me nr.552/2016, ku gjatë hetimit, nga transkiptimi i bisedave, ka rezultuar se personat nën hetim furnizoheshin me lëndë narkotike të llojit kokainë tek një shtetas në qytetin e Shijakut, i cili kishte në përdorim numrin e telefonit 069…..20, i cili pas identifikimit në kompaninë celulare, ka rezultuar se ishte në emër të nënës së shtetasit A. S. alias B. (A.), por që përdorej nga ky i fundit.
Nga ana ime është përpiluar një raport shërbimi, ku janë pasqyruar disa të dhëna me interes, e në bazë të cilit prokurorja çështjes ka përpiluar kërkesën për lejimin e përgjimit të numrit të telefonit, që përdorej nga ky shtetas për aktivitet kriminal, duke e dorëzuar në gjykatë.
Në vijim të hetimit është lejuar mbajtja nën përgjim e këtij numri, me një afat 15 ditor ( nga data 01-15 Dhjetor të vitit 2016).
Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë këtë material procedurial e ka regjistruar me nr.339/2016 dhe ky procedim fillimisht është ndjekur nga disa prokurorë dhe në fund ky procedim penal është ndjekur nga dy prokurorët Z. Vladimir Mara dhe Z. Dritan Prençi, të cilët i kanë përfunduar hetimet dhe e kanë dërguar dosjen penale për gjykim, si dhe kanë mbrojtur akuzën në gjykatë.
Pasi janë mbyllur hetimet dhe çështja është dërguar për gjykim, është konstatuar se shumë persona të implikuar në veprimtari kriminale, ishin shmangur nga hetimi, ku theksoj se një pjesë e tyre ishin persona me detyra zyrtare në administratën shtetërore.
Gjatë dëgjimit të bisedave është konstatuar se në aktivitet kriminal, krahas personave të dërguar për gjykim janë dhe shtetasit e identifikuar:
- G. D., me detyrë ish Kryetar i Partisë Socialiste dega Kavajë.
- E. (E) Rr., me detyrë ish Kryetar i Bashkisë Kavajë.
- G. Zh., me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Policisë së Migracionit dhe Kufirit Vlorë.
Së dyti: Dy prokurorët Mara dhe Premti, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si prokurorë në SPAK, në informacionin për ecurinë e hetimeve, të përpiluar nga ata e të dërguar në gjykatë, me datë 08.10.2021, ndërmjet të tjerash ishte administruar dhe një shkresë përcjellëse ( kthim përgjigje), me nr.prot 4658/2, datë 04.08.2021 e Komisariatit të Policisë Kavajë, me firmën e titullarit S. S. (dhëndëri I Marës), në të cilën ndodhen të dhëna të fotokopjuara nga libri “Shënime ditore gjatë shërbimit”, me nr.120, datë 27.07.2016 të Komisariatit të Policisë Kavajë ( faqe 223-255), ku është konstatuar se këto të dhëna janë marrë nga organi procedues në mënyrë të njëanshme, e jo konform procedurës standarte për kqyrjen e dokumenteve, me cilësinë e provës material dhe ku në këto prova është konstatuar ndërhyrje falsifikuese, të qëllimshme, të cilat janë pranuar në atë gjendje dhe janë marrë të mirëqëna, në shkelje me ligjin nga ana e organit procedues, të cilët nuk kanë kryer verifikime në lidhje me këto ndërhyrje, e për të marrë në ndjekje penale personat përgjegjës, që kanë pasur qëllim fshehjen e fakteve dhe provave të rëndësishme për ne, por i kanë administruar dhe i kanë dërguar në gjykatë si prova për të rënduar pozitën proceduriale të A. K.
Së treti: Dy prokurorët Mara dhe Prençi, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si prokurorë, në informacionin e dërguar gjykatës me datë 08.10.2021 ndër të tjera kanë administruar të dhëna, në ndalim të nenit 151.3 të Kodit të Procedurës Penale, me qëllim e vetëm për t’i përdorur këto të dhëna si rrethanë rënduese ndaj meje në gjykatë, të dhëna që kanë të bëjnë me një informacion për referimin e materialeve proceduriale të përpiluar nga OPGJ në Komisariatin e Policisë Kavajë (që në atë periudhë drejtohej nga dhëndrri i prokurorit Vladimir Mara), për në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për t’u ndjekur me metoda proaktive, ndaj meje dhe familjarëve të mi (babait dhe vëllait tim), për veprën penale të parashikuar nga nenet: 76, 25 dhe 22 të Kodit Penal.
A është e lejueshme përdorimi i këtyre akteve proceduriale, për të cilat një Prokurori më herët ka vendosur mos fillimin e procedimit penal?
Së katërti: Prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, gjatë ushtrimit të detyrës si prokurorë në SPAK, kanë kryer hetime me dy standarte, e të njëanshme, duke mos mbajtur të njëjtin standart hetimi, në lidhje me të dhënat e administruara në atë procedim dhe konkretisht në lidhje me pretendimet e të penduarit F. S., ku ky i fundit deklaron se :-për daljen e tij nga Komisariati i Policisë Kavajë ai i kishte dhënë shefit të krimeve ( E. P. ) 6.000 Euro, fakt i cili nuk lidhej fare me shtetasin A.K.
Gjithashtu, si pasojë e peshës që mafia ka në të gjitha pushtetet, A. K. dhe familjarët e tij janë ndjerë dhe ndjehen gjatë gjithë kohës të rrezikuar dhe të kërcënuar me jetë, për shkak të këtyre procedimeve penale që A. K., ka bërë ndaj grupeve kriminale dhe mafioze të lidhur edhe me këta prokurorë në SPAK.
Aq shumë kanë vepruar nën urdhërat e mafies në pushtet dhe jo vetëm saqë megjithë kërkesat ligjore të A. K., me qëllim kryerjen e kontrolleve të nevojshme mjekësore, në lidhje me sëmundjet që ai vuante (pasi kishte më shumë se 10 muaj që nuk kishte kryer asnjë kontroll dhe as analiza mjekësore për sëmundjet kronike) porkjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga ana e tyre, të cilët kanë treguar edhe anën e tyre johumane, sepse në pritje të plotësimit të kërkesës, gjendja e tij shëndetësore erdhi dhe u përkeqësua më shumë.
Pasi shtetasi A. K., u persekutua nga strukturat në Policinë e Shtetit, u internua me detyrë në Shkodër, u procedua (çka e detyroi të jepte edhe dorëheqjen), dhe u mbajt padrejtësisht për 18 muaj me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me datë 05.12.2022, vendosi kthimin e akteve për plotësim dhe saktësim të akuzës, pasi në akuzën e ngritur nuk kishte prova.
Gjithashtu, sipas vendimit të GJKKO me datë 08.12.2022 është pranuar kërkesa për “shuarje mase të sigurimit personal” në ngarkim të shtetasit A. K.
Por çështja nuk përfundon këtu.
Në vendimin e datës 05.12.2022 të GJKKO, ndër të tjera ajo i ka kërkuar prokurorëve të çështjes që të jenë të qartë, si dhe të saktësojnë se cilat janë veprimet, apo mos veprimet konkrete, në kundërshtim me ligjin që A. K., ka kryer gjatë ushtrimit të detyrës?
Megjithë kohën e nevojshme që GJKKO i la prokurorëve të SPAK, ata dështuan të provonte konsumimin e veprës penale nga shtetasi A. K., duke legjitimuar këtë të fundit në dyshimet e tij të asryeshme se e gjitha ishte një sulm hakmarrës dhe i sponsorizuar nga mafia edhe për faktet se nga prokurorët Mara dhe Prençi:
1 Gjatë kësaj periudhe nuk u krye asnjë hetim shtesë.
- Nuk u mor asnjë provë që të zbardhte ngjarjen penale të pretenduar.
- I akuzuari nuk u mor fare në pyetje por vetëm në ditën e komunikimit të akuzës.
- Pyetjet gjatë marrjes së deklaratës ishin provokative dhe që komplikonin edhe familjarë të A. K.
- Pyetjet gjatë marrjes së deklaratës nuk kishin lidhje me akuzën dhe dëmtonin më shumë pozitën e të akuzuarit A. K.
Kështu, referuar në të gjithë këto problem të rënda lidhur me formën dhe përmbajtjen, megjithëse prokurorët Mara dhe Prençi nuk paraqitën kërkesa paraprake dhe megjithëse pas kërkesës tonë filluan reagimin edhe më antiligjor dhe në kundërshtim me dispozitat penale,
GJKKO pranoi kërkesën tonë për shpalljen e moskompetencës së hetimit të kësaj çështje nga SPAK dhe dërgimin e saj në gjykatën kompetente.
Po sot kush mban përgjegjësi për këto veprime abuzive dhe mafioze të Prokurorëve të SPAK Vladimir Mara dhe Dritan Prençi?
Ndërkohë që shtetasi A. K., ka bërë kallëzim penal ndaj tyre dhe ata u mbrojtën nga kolegët e tyre që i shërbejnë mafies si dhe nuk u mor kërkesa nga drejtuesi I ILD Metani, i cili ka frikë të reagojë ndaj këtrë prokurorëve përsa kohë që është i përfshirë në mafien e inceneratorëve.
Se nëse ka një konflikt interesi është ky dhe jo ai që përmendin Zvarranikët dhe Sudet në çdo banak televiziv të pushtetit, se një gjyqtare apo prokuror duhet që para se të blejë një pronë, të parashikojë se personi në fjalë do arrestohet me urdhër të Edvinit të Kristaqit pas 15 vitesh.
Dhe kulmi i absurditetit penal se ghyqtare Irena Maneku-Gjoka, ishte në konflikt të hapur interesi, pasi më herët ishte gjyqtare për hetimet paraprake ndaj A. K., dhe vendos lënien në fuqi të vendimit të SPAK për mosfillimin e kallëzimit të bërë nga A. K., ndaj dy prokurorëve Mara dhe Prençi.
Marrëzi deri ne perversitet si vetë ato që deklaron edhe Idajet Beqiri alias sipas pseudonimit ne sigurimin e shtetit Ido Mane Kuta apo Nexhmija Hoxha Nr.2, e reja e Hekuran Isait Gjikondi e të tjerë e të tjerë që nuk ja vlen t`i përmënd e T`jua prish fundjavën e gjatë…..
Ndaj sot pyes,
Po mafien në SPAK kush do t`a hetojë?
Trishtim dhe dhimbje që vijojnē ngjarjet e dhimbshme të një shteti mafioz si ajo ndaj ish policëve Dritan Zagani e Emiljano Nuhu.