Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi të tjera dokumenta që vërtetojnë përfitimin e tenderave publikë nga vajza e kryeministrit Rama. Berisha tha në konferencën për shtyp se, thjeshtra e parë e Republikës përfituese e papërmbajtur e fondeve publike nëpërmjet tenderave me këto dy kompani që bashkëpunon.
“Siç e ndoqët, ndofta Edi Rama në daljen e fundit të tij publike ku dridhej, zë, sy dhe trup, bëri gjiithçka për apologjinë e krimeve të tij. Ai në mënyrën më të papërgjegjshme, mohoi, akuzat të cilat nuk janë deklaratë politike, por janë fakte të bazuara në dokumente zyrtare, me firmë dhe vulë.
Një nga këto mohime të papërgjegjshme ishte deklarata e tij, se nga familja e tij nuk ka fituar kush kurrë fonde publike. Ndërkohë që regjistrat e shtetit, dokumentet e tij, faktojnë të kundërtën. Faktojnë se vajza e familjes është një përfituese e papërmbajtur e fondeve publike nëpërmjet tenderave ku ajo punon dhe ajo bashkëpunon.
Përgjigja ime është se ky është një mashtrues publik dhe ajo që ky deklaron, përbën një mashtrim publik të dënueshëm ligjërisht, mbasi dokumente zyrtare faktojnë se thjeshtra e parë e republikës ka përfituar në mënyrë të përsëritur nëpërmjet jo një, por disa kompanive në tendera publikë.
Thjeshtra e parë e vendit, vajza e familjes Rama, ka përfituar nëpërmjet kompanive ‘51N4E’ një studio belge në të cilën ka qenë e punësuar Rea Xhillari. Kjo studio ka degën e vet në Shqipëri dhe ka në punë njëlloj si Rea-n, Genti Agollin, presidentin në letra të kompanisë ‘I Riu’.
Po kështu studio tjetër ‘Xaveri’ është e lidhur me kompanie ‘51N4E’ dhe të lidhjen ka Cazanova Hernanez me thjeshtrën e Republikës”, tha Berisha.
