Berisha-Ramës: Një armik i qënies njerëzore, nuk meriton asnjë ditë karrigen që mban!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se një armik i qenies shqiptare, një kryeministër që vlerësohet nga politologët e kohës, si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiqit, nuk meriton asnjë ditë karrigen që mban.

“Unë sot isha në Vlorë për të shprehur nderimet e mia në emër të demokratëve shqiptarë të opozitës dhe të gjithë shqiptarëve që i thonë vetes shqiptar, për Ismail Qemalin, për Vlorën dhe qytetarët e saj, për këtë akt shpëtimtar për kombin.

U ndala në familjen Mezini, pasardhësin e Abaz Mezinit, një nga themeluesit e Vlorës, me kontribut historik në Pavarësi.

Abaz Mezini ish-kryetari i parë i Bashkisë së Vlorës, kishte kryesuar komitetin e sigurisë për shpalljen e pavarësisë në qytetin e Vlorës.

E theksova këtë moment se shpallja e pavarësisë u bë në kushtet kur Shqipëria në shumë anë ishte e pushtuar, por ishte elita fisnike e saj ajo që garantoi këtë akt, së bashku me Isa Boletinin që erdhi nga Kosova, me luftëtarët e tij.

Përpara tek varri i të pavdekshmit, Ismail Bej Vlora, kishte vendosur kurorë edhe Pashiqi i Tiranës. Ishte një përdhosje e veprës së ndritur. Ishte një përdhosje e të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për një Shqipëri të pavarur.

Një armik i qenies shqiptare, një kryeministër që vlerësohet nga politologët e kohës, si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiqit, nuk meriton asnjë ditë karrigen që mban.

Fyen ndërgjegjen kombëtare të çdo shqiptare, fyen të gjallët dhe të vdekurit e këtij vendi që kanë dashur dhe që e duan Shqipërinë dhe kombin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjyqi komunist kundër deputetëve (10 tetor 1947), që vrau pluralizmin dhe instaloi diktaturën në Shqipëri!

Nga Bujar Leskaj 79 vjet më parë, me dënimin dhe ekzekutimin e Grupit të Deputetëve …