Berisha: Shqiptarët po jetojnë në një diktaturë të egër, e cila po e shkreton Shqipërinë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi sot nga Vlora, ku kreu homazhe në nderim të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë se, shqiptarët po jetojnë në një diktaturë të egër, e cila po e shkreton Shqipërinë!

“Shqiptarët, kur një e treta e kombit në një hark kohor 8-vjeçar, ka braktisur Shqipërinë, janë në një diktaturë të egër, e cila po e shkreton Shqipërinë.

Ndaj dhe kjo është një ditë që duhet t’i bashkojë shqiptarët, të betohen para Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të pavarësisë, se Shqipëria nuk do jetë më e sunduar nga Pashiqi apo vëllai i Vuçiçit siç e quajnë në Kosovë, apo argati i Beogradit, siç e kanë quajtur rëndom në Tiranë, Edi Rama.

Nuk kisha asnjë ftesë, pro edhe po të kisha ftesë, me Pashiqin te varri i Ismail Qemalit nuk do vija kurrë.

Si mund të bashkohem bashkë me atë, i cili ndjek po atë linjë të viteve të fillimit të shekullit të ndarjes dhe përçarjes së shqiptarëve. Nuk ka bashkim me të, ka betejë pa kthim gjer në largimin e tij në Beograd”, u shpreh Berisha.

I pyetur nga gazetarët nëse Qeveria i kishte dërguar ftesë kryetarit të opozitës së vendit, kreut të partisë më të madhe opozitare, Berisha u përgjigj se, nuk kisha asnjë ftesë, por edhe po të kisha ftesë, me Pashiqin te varri i Ismail Qemalit nuk do të vija kurrë!

“Si mund të bashkohem bashkë me atë, i cili ndjek po atë linjë të viteve të fillimit të shekullit të ndarjes dhe përçarjes së shqiptarëve?! Nuk ka bashkim me të! Ka betejë pa kthim gjer në largimin e tij në Beograd!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Sa kushtoi fluturimi i fundit i kryeministrit drejt Hagës? Pse qeveria nuk pulikon shpenzimet për udhëtimet e Edi Ramës?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar …