E kam të pamundur të festoj!

Nga Milaim NELA

Ta përkujtojmë 28 Nëntorin si ditë që na kujton se me 28 Nentor 1912 u shpall mëvetësia e një Shqipërie gati 4 fish e asaj që ka ngelë sot!

Unë e kam të pamundur të buzëqesh dhe festoj!

Sot vetëm 11 vjet nga 100 vjetori pavarësisë Shqipëria është pa pasuritë e saja më më çmuara kombëtare si Portin e Durresit dhe pjesët e saj më të bukura të bregdetit shqiptar të cilat sipas të gjitha gjasave i janë shitur mafias!

Unë e kam të pamundur të festoj!

Sot 11 vjet pas festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë Shqipëria dhe Vlora është pa sheshin e Flamurit simbolit të shpalljes së pavarësisë pasi rilindja e ka zhbërë dhe tjetërsuar në park autobuzësh!

Po zhdukin edhe simbolikën!

Për këtë arësye unë e kam të pamundur të festoj!

Sot vetëm 11 vjet nga 100 vjetori i pavaresisë Shqipëria ka të paktën 1 milion njerëz më pak me rini në rrugët e botës dhe pleq tē ngelur vetëm në pallate që nuk afrohet dot as autoambulanca e as zjarrfikësja!

A mund të festojmë zbrazjen e Shqipërisë?

Unë e kam të pamundur të festoj!

Sot në 111 vjetorin e krijimit te shtetit shqiptar Shqipëria udhëhiqet nga sekti kriminal më famëkeq që asnjë shqiptar nuk mund ta imagjinonte 11 vjet me parë i cili kontrollon çdo aspekt të jetes së gjithkujt dhe po e shpopullon dhe zhbën Shqipërinë me një shpejtësi të paparë!

Jo vetëm kaq po planifikojnë zëvendesimin e popullatës me të vendosur nga vendet e tjera të botës dhe kjo edhe në marrëveshje me vendet e tjera të Europës që kanë sfida të jashtëzakonshme me valët e emigracionit!

Unë e kam të pamundur të festoj!

Sekti famëkeq antishqiptar i “rilindjes” po feston dhe ka rikthyer simbolet e diktaturës komuniste në arterien kryesore të kryeqytetit shqiptar dhe po na sfidon të gjithëve me yllin e kuq bolshevik dhe po përgatitet të festojë diten më të zezë për shqiptaret në 100 vitet e fundit siç eshte 29 Nëntori dita e çlirimit të Jugosllavisë dhe fillimi i ferrit dhe gulagut komunist 45 vjeçar për shqiptarët!

Unë e kam të pamundur të festoj!

Sot klika drejtuese e Tiranës mban lidhjet më të ngushta dhe në koordinim me Vuçiçin dhe Serbinë është hedhur ne aksion për zhbërjen e shtetit Dardan përmes luftës për krijimin e një asociacioni që është shkatërrues jo vetëm për Kosovën por do ndezë fitilat e luftës në Ballkan e më gjerë.

Une e ka të pamundur të festoj!

About Redaksia

Check Also

Shkumëzimi dhe konvulsionet e një “zdromsi”!

Nga Iva V.GRILLO Gjuha vulgare dhe brendia edhe më vulgare e komunikimit të kryetarit të …