Një argjendari në Kamëz është grabitur pasditen e sotme nga tre persona të maskuar. Sipas burimeve, autorët e grabitjes kanë arritur të marrin nën kërcënimin e armëve disa bizhuteri dhe flori, vlera të cilave ende nuk dihet dhe më pas janë larguar
Policia njoftoi se rreth orës 17:15, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”.
Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe anë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda, ndërsa g rupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.