“Nëno moj m’a qaj në Vlorë…”

Nga Iva V.GRILLO

Vazhdojne monologjet kryeministrore te mbushura me te paverteta e interpretime sipas qejfit dhe midese se vet politike.

Sot paska qene “fati” i Vlores qe te shikoje nga afer ngritjen e tundjen e flamurit te propagandes se 2023.

Nuk di se si del kryeministri ne perfundimet e meposhtme por eshte fare e pavertete qe “jashte shtetit” njerezit me punera te zakonshme nuk blejne dot shtepi…

Ndoshta nuk blejne e nuk ndertojne dot nje shtepi si ajo e Surrelit qe ka ndertuar kryeministri me parate e kurbetit kur ishte nje refugjat i zakonshem?!? (me sa na ka thene…), por njerezit me punera te zakonshme blejne shtepi modeste (me apo pa kredi), rrisin femije, paguajne faturat, ndonjehere kur u dalin llogarite shkojne dhe me pushime, etj, etj…

“Jashte shtetit” ne fakt mund te blesh nje shtepi te thjeshte pa qene i detyruar te besh nje pune te jashtezakonshme, te merresh me trafiqe droge, me pastrim parash apo te punosh ne kryeministri…

Pervec kesaj, ne shumicen e vendeve “jashte shtetit te Kryeministrit” ka skema ndihmuese per familjet qe nuk perballojne dot strehimin… Nepermjet ketyre lloj skemave njerezit me te ardhura te uleta strehohen ne shtepi bashkiake, pa salltanete por te mira e te pershtatshme per te bere nje jete me dinjitet.

Se cfare mesazhi do qe t’u jape kryeministri vlonjateve tek u thote qe me pune te zakonshme nuk mund te keni kurre nje cati mbi koke, kjo eshte nje “enigme” nga ato qe nuk do shume mend per t’u kuptuar.

Pasi ka deshtuar ne menyre spektakolare te rrise mireqenien e qytetareve dhe ka “shkelqyer” me se miri ne varferimin e popullsise e krijimin e nje hendeku te frikshem midis njerezve “te zakonshem” dhe atyre “te jashtezakonshem”-tani i ka mbetur vecse te ngreje dhe tunde flamurin e genjeshtrave…mu ne mes te Vlores.

111 vite me pare disa burra patriote ngriten flamurin e atdhetarizmit duke u munduar t’a kthenin Shqiperine ne nje shtepi te ngrohte per gjithe shqiptaret.

111 vite me pas, politikat e narrativa antishqiptare e ketij individi po i bind gjithnje e me shume qytetaret se shume shpejt, njerezit e zakonshem te ketij vendi, nuk do te kene asnje cati ku te fusin koken…

#StopFarsesRama

About Redaksia

Check Also

Kur punëdhënësi është Soros…

Nga Redin HAFIZI Në një ndër takimet e tij në diasporë Adriatik Lapaj u pyet …