Nga Alba KEPI
Nuk është Parada Diaspora por hapja e Fushatës elektorale të Qeverisë për 2025 fotokopie të Paradave të Diktatorit!
Tirana është mbushur sot me diasporianë nga e gjithë bota.
Parakalojnë në bulevardin kryesor të qytetit, aty ku dikur ngrihej parada e Diktatorit.
Parakalojnë aty ku me ditë e me javë mijëra shqiptarë protestonin për votën e vjedhur, të dhënat personale të vjedhura, për kontrollin e jetës përmes listave Padron-(alla) Gestapo, protestonin për të rinj e të reja që po braktisin vendin e c’popullojnë kombin, protestonin për të drejtat e studentëve, për fëmijët e dhunuar në kopshte e cerdhe pa licenza, për varëfërinë e liritë e mohuara, protestonin për pronat e vjedhura, për pasuritë kombëtare të vjedhura, shtëpitë e shembura, pensionistët e harruar, ilacet e skaduara, ushqimet e helmosura, invalidët e harruar.
Diasporianët parakalojnë krenarë me ngjyrat e kombit që i mbajnë mbi trup e mbi krye e më pas do të drekosen në një nga restorantet e hotelit të VKM për zhvillim, (thuhet se do jenë mbi 1600 persona për drektë si kurrë më parë kish ndodhur).
Thuhet se një kompani greke është kujdesur për dekorin e qytetit në këtë formë mega festive aq mega sa nuk kish njeri e kompani shqiptare ta merrte përsipër.
Thuhet dhe se një kompani arti, kulture, eventesh, organizimesh, e sa më shumë të kesh aq më shumë renditen në aktivitetit e saj, në zotërim të gruas së një funksionari të lartë po menaxhon gjithcka.
Diasporianët parakalojnë në bulevardin e paradave të Diktatorit e shqiptarët paguajnë të shohin se si ata gëzojnë, kërcejnë, lumturohen nën ritmin e daulleve e lahuatave.
“Heeeejjjj a ka Zot kjo tokë?!”
“Atdheu është në rrezik o heeejjjj!”, ushtonin dikur nga Alpet Shqiptare nga Maja e Korabit tek ajo e Jezercit, nga Tomorri, Gjallicë, Cikë, Bjeshkë, Lurë, Cikë, Shebenikë e cdo Malësi.
Diasporianët parakalojnë e organzimi i kësaj parade shënon për qeverinë fillimin e fushatës elektorale të 2025.
Misioni i tyre është Diaspora.
Në fillim karota-parada e më pas bastuni~vota!
Gëzuar (pa)Varësinë.
Foto pak orë para Paradës në Tiranë