Shpërthim i fuqishëm tritoli në Tiranë, shkatërrohet lokali

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesin të kësaj të marte në Tiranë. Sipas burimeve të policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:00 në rrugën “Sali Butka” në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi Armand Xhaferraj. Sipas policisë, 40 vjeçari e kishte marre lokalin me qira.

Shpërthimi me lëndë plasëse ka shkaktuar dëme të mëdha në pjesën ballore të lokalit, teksa mësohet se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe dy bizneset ngjitur, një parkueri dhe një biznes me pjesë këmbimi për automjete. Tritoli është vendosur në derën e jashtme të lokalit, ku e gjitha dera prej xhami është thyer.

Dyshohet se lënda plasëse është vendosur për 40-vjeçarin pas një sherri për tokën përballë lokalit, tokë e cila shërben si parking në pallatin 10-katësh që u shkrumbua nga flakët pranë ish-parkut të autobusëve. Fatmirësisht, si pasojë e shpërthimit, dëmet kanë qenë vetëm materiale.

About Redaksia

Check Also

Rekord i zi/Çmimet në Shqipëri, 26% më të shtrenjta se në Gjermani

Franc NURI Mbi 52 produkte bazë në Shqipëri kushtojnë mesatarisht 25.6 % më shtrenjtë se …