Sterilizimi/ Si shtoi Beqja 30 milionë euro me një të rënë të lapsit! “Nuk dihet kosto totale”

Nga Boldnews.al

Ilir Beqja i ka shtuar me një të rënë të lapsit rreth 30 milionë euro fitime kompanisë koncesionare të Sterilizimit, “Sani Service”, duke aplikuar në mënyrë të paligjshme pagesat e shërbimit, shoqëruar me vlerën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Këtë qëndrim mban gjyqtari i posaçëm, Erion Bani, i cili ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për dalje jashtë shtetit të ish-ministrit të Shëndetësisë.

Gjyqtari ka konstatuar se, “personi nën hetim Ilir Beqja, në cilësinë e ministrit të Shëndetësisë ka lejuar të jepet koncesioni në vlerën 9, 657, 000, 000 (pa TVSH) për një afat 10 vjeҫar…”.

Legjislacioni shqiptar parashikon që shërbimet shëndetësore thelbësore dhe barnat janë të përjashtuara nga pagesat për TVSH.

Referuar këtyre përcaktimeve ligjore, gjykata vlerëson se kontrata duhet të kishte vlerën që është parashikuar që në shpalljen e procedurës, pra 9.6 miliardë lekë të reja ose rreth 90 milionë euro.

Por, Ilir Beqja rezulton se ka lejuar vijimin e procedurës, ku pagesës bazë për koncesionarin do t’i shtohej edhe pagesa për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar-TVSH.

Në foto: Pjesë nga vendimi i gjykatës

Tatami mbi Vlerën e Shtuar është sa 20 përqind e vlerës së kontratës. Sipas përllogaritjeve, ish-ministri i Shëndetësisë ka lejuar vijimin e procedurës, në bazë të të cilës “Sani Service” do të përfitonte edhe 30 milionë euro, shumë e përafërt me 20 përqindëshin e kontratës bazë.

Ky abuzim i dyshuar financiar ka nisur që në fazën paraprake të shpalljes së koncesionit. Ndërkohë që zbatimi i kontratës koncesionare është shoqëruar me abuzive të tjera, të cilat kanë rënduar ndjeshëm Buxhetin e Shtetin.

Për gjyqtarin e posaçëm, Bani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se Ilir Beqja, me dashje i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerëm 8 697 000 000 Lekë.

Sipas tij, kjo është pasoja duke prezumuar që vlera e kontratës do të ishte aq sa është njoftuar fillimisht në fillin të procedurës, pasi sikurse analizohet më tej në vendim, vlera e kontratës së koncesionit nuk dihet me siguri deri në përfundim të afatit 10-vjeçar.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …