Berisha: 400 mln euro do të shpenzohen në Porto Romano që Rama të ndërtojë 12 mijë apartamente

Kryetari PD, sali Berisha tha së këtë vit 400 mln euro nga buxheti juaj do të shpenzohen në Porto Romano, që Rama të marrë 1.4 mln metër2 tokë për të ndërtuar 12 mijë apartamente.
“Po Durrësi, porti i Durrësit? Në 3 mijë vjet, perandorë, mbretër, diktatorë, nuk e mbyllën portin. Ai port dhe Durrësi janë të një rëndësi jetike për njëri tjetrin.
Ai port është i rëndësishëm edhe për Shqipërinë, sepse me pozicionin që ka është porta kryesore e importimit dhe eksportimit të mallrave nga Shqipëria.
Tani i teket këtij. Shkoi e pa Dubain, pa dhe mbretin atje dhe tha do bëj Dubain në Durrës. Dhe për të bërë Dubain në Durrës do të marrë 1.4 mln metër katrorë tokë publike dhe portin e çon në Porto Romano.
Vetëm këtë vit 400 mln euro nga buxheti juaj do të shpenzohen në Porto Romano në mënyrë që ky të marrë 1.4 mln metër katror tokë për të ndërtuar 12 mijë apartamente.
Asnjë sulltan nuk mund të veprojë, siç vepron ky, por ky kontrollon të gjitha pushtetet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha strukturave të PD: Asnjë debat me opozitarët e opozitës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh drejtuesve të qarqeve, anëtarëve …