Berisha: Luftë totale diktaturës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Kamza se, duhet të ngrihemi në një luftë totale kundër diktaturës. Berisha ftoi qytetarët që t’i bashkohen aksionit opozitar për të larguar Edi Ramën.

Berisha u shpreh se, beteja e nisur nga deputetët në Parlament i ka dhënë sukseset e para, por kjo mund të shumëfishohet nëse bashkohen edhe qytetarët anembanë Shqipërisë. Më tej ai tha se, “koha është sot! T’i përvishemi kësaj diktature dhe fitoren tonë s’e ndal forcë në botë’.

“Ne e nisëm betejën në Parlament dhe ju ne patë se ajo pati sukseset e p[ara, por ju garantoj se ai sukses i Parlamentin do të shumëfishohet kur të ngrihet Kamza, Tirana, Gjirokastra, Kukësi, Tropoja dhe mbarë Shqipëria. Nuk duhet të ngurojmë!

Koha është sot, thirrja është sot më shumë se kurrë, të organizohemi, të ngrihemi t’i përvishemi kësaj diktature dhe ju garantoj se nuk ka forcë në botë që të na ndalë nga fitorja nuk ka dhe nuk mund të ketë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Suel Çelës i sekuestrohen pasuritë në Itali, publikohen pamjet nga operacioni

Janë publikuar pamjet e operacionit të autoriteteve italiane për sekuestrin pasurive të vellezërve Suel dhe …