Një i vrarë dhe një i plagosur në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Laknasit, pranë Kamzës, ku një i moshuar ka hapur zjarr ndaj dy fqinjëve të tij, duke vrarë njërin dhe duke plagosur tjetrin. Maliq Marku qëlloi 4 plumba mbi Hasën dhe dy plumba ndaj Besnik Keqes. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

70-vjeçari sapo ishte kthyer nga Anglia. Shkak i ngjarjes ishte bërë një kanal për ujërat e zeza. Të tre të përfshirët në këtë ngjarje jetonin në një lagje.

Disa kohë më parë banorët e rrugës kanë mbledhur para për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza. Asokohe Maliq Marku nuk ka paguar para ngaqë ka qenë jashtë dhe nuk i është dashur.

Pas kthimit nga Anglia, ai ka dashur të lidhte kanalizimin me banesën e tij dhe për këtë arsye ka shkuar tek ujësjellësi. Këta të fundit kanë bërë piketimin. Por dy fqinjët i janë shfaqur sot dhe i kanë thënë Markut se nuk do ta kryente kanalizimin.

Në gjaknxehtësi e sipër 70-vjeçari ka vrarë Hasën dhe plagosur Keqen. Në deklarimet e para, Marku ka thënë se e vrau Hasën “për punë kanali”.

Personi në foto është autori i vrasjes së Shefqet Hasës

About Redaksia

Check Also

Terorrizëm mjedisor, tymi i plehrave mbulon Vlorën në mes të sezonit turistik

Fusha e mbetjeve në Vlorë po digjet për të katërtin vit radhazi, ndërsa autoritetet nuk …