Kuvendi Kombëtar/ Berisha: Dëshira është që deputetët të jenë, por bashkëpunimi do të vazhdojë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, dëshira është që deputetët të jenë në Kuvendin Kombëtar, por bashkëpunimi do të vazhdojë sikur kanë qenë në sallë. Berisha than ë konferencën për shtyp se, grupi parlamentar i PD është i bashkuar.

“Grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Do ta kuptojmë këtë si një proces.

Është apo jo grupi parlamentar i bashkuar, po e dëshmon beteja epike që këta deputetë po bëjnë në parlament.

E fshinë parlamentin monist. E mbushën parlamentin monist pëllëmbë e bodigardë. E të tjera me radhë.

Ishim bashkë aty kur Edi Rama erdhi me një autokolonë makinash si të ishte Kim Jong-un dhe jo kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s.

Pra, grupi është sot simbol i qendresës së PD.

Problemet, të cilat nuk i injoroj, janë në zgjidhje e sipër.

Kjo është e sigurt. Por ky proces që ndodh nesër, është proces statusor dhe një proces që ka një qëllim madhor, të përcaktojë për çdo demokrat, të qartë, projektin tonë…

…Dëshira është që deputetët të jenë në Kuvendin Kombëtar, por bashkëpunimi do të vazhdojë sikur kanë qenë në sallë.

…Strategjia jonë në parlament vazhdon ajo me skenarët që patë ju dhe që i mori vesh e gjithë bota skenarët tanë.

Skenarët tanë janë thirrje për shqiptarët, thirrje për komunitetin ndërkombëtar të shpëtojmë pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri.

Por, mund t’u them dhe tjetrën, ka një ligj sot në fuqi dhe Edi Rama e shkelmon, nuk e respekton. Ka një nen Kushtetute, Edi Rama e shkelmon atë.

Ai nuk lejon kontrollin dhe ne do bëjmë gjithçka që qytetarët të ushtrojnë kontrollin.

Do bëjmë gjithçka, do ketë një lëvizje të padiskutueshme të mosbindjes civile.

Qytetarët duhet të ushtrojnë kontrollin e tyre, përndryshe duhet të firmosë secili miratimin e diktaturës. Të shpërbëhemi siç po shpërbëhemi, të largohemi nga ky vend siç po largohemi. Të votojmë dhe të na i numërojnë bandat votat”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Dosja me 500 faqe”/ Avokatët e kreut të PD dorëzojnë në SPAK kundërshtimin e provave

Avokatët e liderit të opozitës, Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dorëzuan …