Rama, 4 vendime qeverie në 9 muaj për t’i falur Bolinos tokën e familjes së Malltezit

Jamarbër MALLTEZI

Dje cdokush pa qarte sesi Edi Rama ktheu shtetin ne sherbim te pushtetit dhe mikut te tij Carlo Bolino. Dinim qe Edi Rama miratoi 3 VKM brenda 7 muajsh per t’i falur Bolinos se tij.
POR dje doli qe paskan qene 4 VKM plus Leje Ndertimi te firmosura nga Edi Rama ne vetem 9 muaj Shteti ne sherbim privat te Rames!

Bolino duhej te paguante 6,000 € qera mujore (72,000 € ne vit ose 1.44 miljon € ne 20 vjet), POR kur ndan biznesin me Edi Ramen e merr per 1 € per 20 vjet!

Edi Rama duhet te pergjigjet para ligjit pasi vec pas 2 muajsh pasi I firmosi kontrate qeraje, i dha Bolinos edhe LEJE NDERTIMI per ndertese nderkohe qe kontrata kish vec detyrim rikonstruksioni!
Dy muaj me pas i shton dhuraten Bolinos edhe me 870 m2 te tjera. 7 muaj pas dhenies se 3 ndertesave dhe 4894 m2 me qera simbolike, Edi Rama merr vendim per te shembur 3 ndertesat qe kish dhene vete me qera! Pse? Pervecse per te vjedhur token e pronareve?

POR Edi Rama ka firmos VKM qe bie ndesh me kontraten ne fuqi!!! Kontrata flet per rikonstruksion jo per shembje! Kush do mbaje pergjegjesi qe kontrata bie ndesh me VKM? Apo SPAK = SNUK?
2 muaj pas VKM se prishjes firmos prape amendim kontrate me VKM! Por prape flet per “Rikonstruksion Minimalist total” e jo per shkaterrim te objektit te qirase!

Dhunim tjeter ligjor ishte qe sipas pikes 5.18 te kontrates qeramarresi nuk mund ta leje kolateral pronen publike! POR Bolino e beri dhe BANKA e Linda Rames i dha kredi ndonese kontrata e ndalonte!
Prishen 3 ndertesa per t’i bere dhurate Bolinos! Ne dhunim te shume pikave te kontrates qe kane ne fuqi! Tani Bolino ka ndertuar nje ndertese te re. PO kjo ndertese e re kujt i takon? Se nuk eshte parashikuar ndertese e re ne kontrate!

Token e lene per “Vakëf” nga pronaret, Edi Rama e vodhi me Bolinon. Ketu ka tjetersim prone! Ajo tokë pjeserisht ka qene Begeja dhe pjeserisht e familjeve te tjera. POR kur po hartohej Plani Rregullues Urban dhe u sugjerua per Gjimnaz, atehere familjet pronare nuk vijuan me procedurat per kthimin fizik te prones. U la si “vakëf”.

A mund të presësh mbarësi nga ata që vjedhin Vakëf?

About Redaksia

Check Also

Përplasje në Parlament, deputetët e PD nuk lejojne deputetët e PS të futen në Parlament

Deputetët e opozitës vazhdojnë të qëndrojnë në hyrjet e parlamentit për të penguar zhvillimin e …