Argita Malltezi, vajza e kreut të PD, Sali Berisha, foli për mediat edhe jashtë sallës ku po zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD. Ajo tha se ka qënë qenë gjithmonë pjesë aktive e Partisë Demokratike!
“Asgjë nuk ka ndryshuar nga hera e fundit kur fola për pjesëmarrjen time në politikë.
Situata ka veçantinë e saj dhe kjo nuk mohohet dhe kjo është arsyeja pse mora pjesë në këtë format në Kuvendin e PD.
Kuvendet e PD i kam ndjekur gjithmonë kur kam qenë në Shqipëri dhe kur ka qenë situata normale, ashtu siç kam ndjekur gjithmonë protestat.
Kështu që asgjë nuk është e veçantë në këtë sens.
Kuptohet që fjala ka veçanti sepse e tillë është situata.
Gjithmonë kam qenë pjesë aktive e PD.
Nuk kam asnjë ambicie për më shumë. Sepse këtu nuk është çështje të kesh ambiciepër më shumë, këtu është çështja të bësh atë që duhet të bësh.
Dhe thelbi i asaj që shpresoj shumë ta kem përçuar me fjalën time është që kushdo duhet të reagojë.
Nëse ka një të keqe që vjen, ajo është e keqja që vjen butësisht, keqësisht, kur ti mendon se nuk duhet të reagosh se është një gjë e vogël dhe banale.
Por në fakt e keqja bëhet imponuese pikërisht kur ti e ke neglizhuar.
Kështu që kjo është situata”, tha ajo.