Berisha: Në Shqipëri është instaluar diktatura e bandave, ne do ta përmbysim atë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në Shqipëri është instaluar diktatura e bandave, ne do ta përmbysim atë!

“Kur opozitës i mohohet çdo e drejtë e mundshme e dhënë nga Kushtetuta, kur garda kthehet në një polici kundër opozitës, kur buxheti kalon për 4 minuta, kur Kushtetuta shkelet çdo ditë, a mund të quhet më Shqipëria një republikë parlamentare.

Përgjigjia është vetëm një: Në Shqipëri është rikthyer diktatura e bandave, e krimit, e drogës, ne do e përmbysim atë.

Në këmbë, demokratë dhe demokrate, mosbindja civile është betimi ynë.

Përmendëm se vendi ynë ka pasur armiq shqipfolës të rrezikshëm, por të mos keqkuptohemi, historia e Shqipërisë nuk është histori e tradhtarëve, është histori e heronjve, e patriotëve, e njerëzve të ndershëm, e demokratëve.

Për çdo tradhtar, për çdo pushtues, ka pasur gjithmonë heronj shqiptarë që kanë shpëtuar Shqipërinë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë miliona euro për Edi Ramën dhe Erion Veliajn!

Nga Belind KELLIÇI Shqiptarët vazhdojnë paguajnë miliona për humorin e simpatitë personale të Edi Ramës …