Berisha rikonfirmohet në krye të PD

Ka përfunduar edhe procesi i numërimit të votave të delegatëve të PD-së, që ishin të pranishëm në Kuvendin Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat, sekretari për Çështjet Zgjedhor në PD, Ivi Kaso publikoi edhe rezultatet e votimit.

“Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë.

Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra.

Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203.

Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit.

Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme.

Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë.

Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë”, tha Ivi Kaso për mediat.

About Redaksia

Check Also

Boçi jep detaje mbi vazhdimin e revoltës opozitare

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë …